TEKSTESHQIP
Elita 5 - Faleminderit
Elita 5
Faleminderit

Për melodinë dhe për arranzhimin është përkujdesur Nexhat Mujovi (Wirusi), teksa autor i tekstit është Fatmir Muja.
Teksti :: Song Lyrics
Pikoi loti në mesnatë
se ti ike për të mos u kthyer
poo,për të mos u kthyer
pamjen tënde të vërtetë
e tregon veç pasqyrë e thyer
poo, pasqyrë e thyer

Nuk të thashë largohu
as kthehu as harromë
se për çdo fjalë
në jetën tonë ishte vonë

Akrepat bashkohen
s'na takojnë askund
më mirë një fund me dhimbje
se një dhimbje pa fund

Faleminderit që më le
sot mos qaj se ike dje
e jo nesër kur nata
në udhëkryq të të ze
mos u kthe mos u kthe
arsye s'ke

Nata hënën prapë e ndez
ti je në terrin e kësaj bote
poo, e kësaj bote
në rrugën tënde të pakthim
ty të ndjek veç hija jote
poo, hija jote

Nuk të thashë largohu
as kthehu as harromë
se për çdo fjalë
në jetën tonë ishte vonë

Akrepat bashkohen
s'na takojnë askund
më mire një fund me dhimbje
se një dhimbje pa fund

Faleminderit që më le
sot mos qaj se ike dje
e jo nesër kur nata
në udhëkryq të të ze
mos u kthe mos u kthe
arsye s'ke

DËRGOI:
Komente 4