TEKSTESHQIP

Elita 5
Lamtumirë
Lyrics

Fjalët e tua dhimbjen po ma shtojnë
as unë as bota s'të kupton
ke ndryshuar duket haptazi
pyes veten a je ti?

Kjo odiseadë edhe sa do të zgjatë?
a ka kuptim pritja ime pa mbarim?

Emri yt është dashuri
e mbiemrin nuk ta di
për të tjerët njihem mbret
para teje dorzohem lehtë

Emri yt është dashuri
e mbiemrin nuk ta di
para se të shkosh mendohu mirë
sigurohu e thuaj lamtumirë

Kjo plandemi e shekullit të ri
s'më ndalon të mendoj për ty
ndonëse u harxhu kjo dashuri
kush nga ne vuan s'ka rëndësi

Kjo odiseadë edhe sa do të zgjatë?
a ka kuptim pritja ime pa mbarim?

Emri yt është dashuri
e mbiemrin nuk ta di
për të tjerët njihem mbret
para teje dorzohem lehtë

Emri yt është dashuri
e mbiemrin nuk ta di
para se të shkosh mendohu mirë
sigurohu e thuaj lamtumirë

Emri yt është dashuri
e mbiemrin nuk ta di
për të tjerët njihem mbret
por para teje dorzohem lehtë

Emri yt është dashuri
e mbiemrin nuk ta di
para se te shkosh mendohu mirë
sigurohu e thuaj lamtumirë
para se te shkosh mendohu mirë
sigurohu e thuaj lamtumirë
lamtumirë

DËRGOI:
INFO
Për të shtuar dozën artistike, ky produkt muzikor u bë i disponueshëm tek ne i punuar me shije me videoklip muzikor, i cili u publikua më 15 Dhjetor 2021. Autor i vijës melodike dhe arranzhues i muzikës është Nexhat Mujovi (Wirusi), teksa për këtë këngë ka punuar tekstin Avni Qahili.