>
BIOSHQIP

Elton Deda: Marrëdhënia Ime Me Fjordin Dhe Jolën

02-02-2013
Në katin e poshtëm në "Hotel Tirana", apo siç njihet ndryshe tek 15-katëshi ekziston një qetësi madhe. "Rock Stock", është pub-i ku kantautori i njohur Elton Deda gjendet çdo fundjavë. Qetësinë e kësaj situate e trazon muzika e bukur e zgjedhur prej Eltonit, ku së bashku me bandën e tij, po përgatiten për të kënduar fundjavës që vjen.

E ka arreduar këndshëm Eltoni këtë pub si në ngjyra dhe në Koncept dhe po ashtu i ka vënë një emër tejet tërheqës. Eltoni lë provat dhe më dedikohet në një bashbisedim pasi e kam telefonuar më parë. Më thotë se përfundimisht (pasi në qershor u pajis me pasaportën e nënshtetasit amerikan) është zyrtarisht
në Tiranë.

I mungon padyshim Njy Jorku shumë, por më shumë djali i tij, Fjordi."U bënë gati dy vjet që unë gjendem në Tiranë, ose më mirë që nga qershori i shkuar, pasi më duhej të isha në New York, ku dhe morra pasaportën. Këtu ndihem ok. Atmosfera më pëlqen, njerëzit, edhe pse ndihet disi ajo ashpërsia, pasi mendoj se vjen nga gjendja e varfër ekonomike". Të shoh në formë të mirë, ndryshe nga hera e shkuar kur të kam intervistuar?, vijoj unë. (qesh dhe aprovon).

elton deda

Tashmë ndihet disi i lirë nga përfundimi i spektaklit të madh ku ishte trajner në talent shoë-un për të rinjtë, "The voice of Albania", me të cilin pati dhe një rikthim të bujshëm në Tiranë. "Po spektakli ishte një rikthim i mirë, kjo pas ofertës që më bëi miku im i fëmijërisë, Rezart Aga, pasi e kisha parë këtë spektakël në Amerikë e kisha idenë . Më pëlqente, kështu që pranova. Media e ka këtë gjë në dorë, të ngre ose të fundos", më shton me siguri të plotë. Aktualisht Eltoni i ka thënë përfundimisht "Jo" Amerikës. Duket se nuk është pajtuar aspak me jetën atje, vështirësitë edhe pse tetë vjet është munduar të përshtatet por, më kotë.

Më pohon pa kurrëfarë droje se ka bërë punë nga më të ndryshmet, por dhe shkollë, edhe pse ka mundur të punojë në punëra të mira, të vijojë me muzikën, duket se në Tiranë e gjen më mirë veten. Aktualisht përpos të tjerash, është duke u marrë me përzgjedhjen e muzikës sipas shijeve të tij për t'ua servirur
publikut çdo fundiavë në pub-in e tij "Rock Stock" të cilin në bashkpunim me miqtë e tij Erjon Zaloshnja e kanë ideuar në zemër të Tiranës. Bashkë me të këndojnë Eneida Tarifa, Marsela Çibukaj Kamela Islami, etj.

Të mungon New Jorku? Shumë më mungon? Ju jeni divorcuar tashmë…
Po nuk do të flasim mbi këtë temë, më shikon me një habi të madhe dhe më flet krejt prerë. Fjordi, djali juaj gjendet në Amerikë më fol pak për të dhe marrdhënien tuaj… Fjordi është tetë vjeç e duket që është qendra e universit të tij. Kur më flet për të merr një tjetër qëndrim, dhe pamja një tjetër shprehje. "Fjordi është një djalë shumë i ngrohtë, i sjellshëm. Pothuajse qënie perfekte. Pra është një dashuri pa kushte. Sigurisht që na merr malli shumë për njëri - tjetrin dhe mundohemi të flasim në skype, të jemi në kontakt të herëpashershëm aq sa mundemi. Nuk është tip sportivë, por pëlqejnë sportet. Nuk i pëlqen t'i japësh urdhra nëse e bën një gjë e bën kur do dhe si do.

I pëlqejnë shumë lojrat kompjuterike. Ka një interes shumë të madh për kafshët, për dinozaurët, peshkaqenët, zvarranikët. Të gjithë këto materiale i gjen në libra, në internet është i paparë aq sa çuditem nga informacionet që gjen".
Po më thua se nuk ka prirje për muzikë?, mos ndoshta i ngjan të ëmës, Jolës?. Po kam përshtypjen se po.
Si janë marrëdhëniet tuaja me Jolën? "Me Jolën jemi shumë mirë, dëgjohemi shpesh. Ka qenë një ndër mikeshat më të mira të miat. Është një heroinë. Kuptohet ka shumë lodhje, shumë stres. Të kesh dhe një djalë në Amerikë nuk është pak. Përveçse lodhje shpirtërore dhe financiare,
Jola ka një profesion të ci- lin e do shumë dhe e ka me pasion.

Është shumë e zonja në punën e saj." Eltoni flet shumë mirë për Jolën dhe duket se ka një respket të madhë për nën e djalit të tij, pasi ky i fundit, hera herës luan një rol të konsiderueshëm në marrëdhëniet e tyre. Është një lloj katilizatori dhe zbutës në marrëdhënien e tyre. Jola është vajza e artistëve Pavlina dhe Pirro Manit, të cilët prej vitesh jetojnë në New York. Eltoni ndihet i qetë se Fjordi djali i tij është në duart e sigurta të Manë-ve, pasi fëmija është i rrethuar nga kujdesi dhe dashuria e tyre.
Fjordi ka arrdhë në Tiranë vetëm një herë kur ka qenë dy vjecc, kupton mirë shqip, por nuk e flet atë, pasi gjuhë normale konsideron anglishten. Këtë verë Eltoni pohon se do të jetë në Tiranë, sigurisht me Jolën, nënën e tij.

Duket se Eltoni e gjen veten shumë mirë në Tiranë. Momentalisht ai ndihet shumë mirë me jetën e tij profesionale dhe atë private, ose më mirë këtë përshtypje të lë. Ka zgjedhur të jetojë në një shtëpi të tijën, e ndërsa gjithnjë e më shumë tenton ti largohet jetës së zhurmshme dhe stresuese të metropolit. Së bashku me miqtë e tij artiste do të shpërngulet në një lagje periferike të qytetit. "Së bashku me miqtë e mi kemi blerë një sipërfaqe toke në Mullet dhe atje do ndërtojmë rezidencat tona". Si vend e paskeni qëlluar por përsa i përket financave? e pyes unë. Eh kjo mbetet për tu parë por besoj se do të mundem në një të
ardhme të afërt", më shton Eltoni i cili me nënshtetësinë amerikane nuk përjashton mundësinë për të udhëtuar drejt Amerikës dhe anasjelltas.

Si mori fund historia shumëvjeçare me Jolën

Eltoni një nga këngëtarët e njohur të pasviteve '90-të, ndërsa Jola Mane, vajza sharmante e artistëve Pirro e Pavlina Mani, ishte një ndër çiftet që u komentua për lidhjen e forte dhe pasiononte me njëri-tjetrin në ato vite. Elton Deda dhe Jola Mani e mbajtën lidhjen e tyre prej pesë vitesh në distancë larg njëri-tjetrit, pas largimit të Jolës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas pesë vitesh larg, Deda vendosi të zhvendosej në Amerikë, duke lidhur martesë atje me Jolën para tetë vitesh. Vetë Deda vendimin për të udhëtuar drejt Amerikës dhe për të jetuar atje e komentoi si "një ritakim me Jolën, pas një ftese nga ana e saj fillimisht për një tjetër shans për lidhjen e tyre. Nga martesa e tyre ata sollën në jetë djalin e tyre Fjord, dhe që aktualisht jeton në SHBA me Jolën. Këngëtari asnjëherë nuk ka pranuar të flasë në media në lidhje me jetën e tij private, kjo është e para herë, që Eltoni flet edhe pse me doza rezervash.
(shqiptarja)

Elton Deda: Marrëdhënia Ime Me Fjordin Dhe Jolën