TEKSTESHQIP

Elton Deda: Duhet Të Mësohemi Që S’do Votohemi Asnjëherë Në Eurovizion

25-5-2015
Elton Deda: Duhet Të Mësohemi Që S’do Votohemi Asnjëherë Në Eurovizion
Këngëtari Elton Deda si shumë të tjerë është ndjerë i revoltuar nga votimi i shteteve në natën finale të Eurosongut, të cilët bënë që Shqipëria të renditej në vendin e 17-të, shumë më pak se ç'meritonte vërtetë.

Ja çfarë shkruan Elton Deda pas renditjes së Elhaida Danit në Eurovizion në vendin e 17

Duke u ftilluar pas Eurovizionit, bëra një reflektim të shkurtër në letër dhe të gjatë në mendjen time. Nuk dua fare të merrem me kompozimin, orkestrimin, tekstin dhe së fundmi me performancën e Elhaidës. Të gjithë artistët kanë uljet dhe ngritjet e tyre. Përpos këtyre, ata, më shumë se ne, i dinë të mirat dhe defektet e tyre. Mendoj që kishte plot gjëra për t’u përmirësuar, por gjithashtu mendoj që kishte plot këngë që nuk meritonin të votoheshin ashtu si u votuan.
Por mua më ranë në sy disa probleme të përsëritura ndër vite që mendoj që mund të rregullohen (të paktën ato që janë në dorën tonë). E para­ Kënga fituese e Festivalit nuk duhet të jetë kusht i domosdoshëm të shkojë në Eurovizion. Mund të bëhen ndryshime në kontratën me EBU dhe besoj që po të justifikohet korrekt nga ana jonë, nuk do ketë probleme nga ana e tyre. Formulat mund të propozohen në rrugë të ndryshme që mund të diskutohen në forumet e muzikantëve shqiptarë. E dyta­ Sportiviteti i kompeticionit! Kjo është shumë e rëndësishme.
Të mbytur nga rrjetet sociale, nga interneti pafre dhe nga njëlloj sëmundje nacionalizmi, në shumicën e rasteve thjesht dëmton shumë artistin që performon, në rastin konkret vetëm këngëtarin. Krijohet presion aq i madh saqë në vend që të përqëndrohesh në çfarë po këndon, ideja e vetme në kokën tënde është "të nderosh kombin". Miq të dashur kjo nuk është politikë. Eshtë një këngë që duhet kënduar korrekt dhe me frymëzim, të ketë kompozim të kapshëm dhe të thjeshtë dhe në fund të shoqërohet me të gjithë efektet vizuale funksionale të këngës.
Sikur të qetësohemi pak si komb përpara kompeticionit, të mos ngarkojmë artistët me pollet e ndryshme në fb ku na nxjerrin fitues, të mos bërtasim para kohe për fitore sikur të jetë lufta e Krujës, mendimi im personal është që do ti lemë më shumë kohë artistit të pregatitet dhe të mos ngarkohet më shumë seç duhet emocionalisht.
E treta­ Më në fund, po na bien veshët rehat nga tingujt e zurnave, daulleve, ciftelive dhe gjithë britmave që bërtasin "më shiko mua se vij nga Shqipëria dhe kam folklor të pasur që më identifikon". Ashtu siç e tregon aktiviteti, s’ka më nevojë për gjera të tilla. Këngë të thjeshta pop­rock, dance, etj e kryejnë funksionin më së miri. Unë personalisht e pashë pozitivisht prurjen e kësaj rradhe në Eurovizion. Kënga është e shijueshme në radio, kur udhëton, kur ha bukë me një fjalë është shumë e përshtatshme edhe për Eurovizion. Fuqia nuk do të thotë domosdoshmërisht klas.
Dhe së fundmi, ne duhet të vazhdojmë të çojmë këngë në Eurovizion. Eshtë një aktivitet që mbledh muzikantë dhe prodhon muzikë. Eshtë një aktivitet që të jep mundësinë të njohësh producentë, artistë, të krijosh kontakte dhe në fund të fundit të tregosh vlerat e tua. Nuk shoh asnjë arsye të bëjmë greva me mllef se nuk na votojnë.
Le të mësohemi me idenë që ne nuk do na votojnë dhe ta marrim me sportivitet. Ato gjëra që mund ti riparojmë i kemi vet në dorë. Ti bëjmë njëherë mirë ato se akoma s’jemi aty ku duhet, pastaj nëse nuk na votojnë shijojmë qytetin dhe lidhjet e reja artistike.
Miqesisht,
Elton Deda
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 1