Elton Deda: Dua Që Fituesi Të Jetë Nga Skuadra Ime
22-1-2013
The Voice" na ka dhënë mundësinë që të shohim një Elton ndryshe. Ai vetë tregon se është një punë e veçantë, krejt ndryshe nga ajo nga ç’kishte provuar deri tani. "Unë isha djalë i terrenit, që këndoja nëpër club-e apo në skenë… ‘Voice’ është krejtësisht diçka tjetër. Mirëpo asgjë s’është e pamundur dhe unë arrita të përshtatem dalëngadalë edhe me këtë. Edicioni i parë kishte më shumë vështirësi, nuk e njihnim terrenin. Edicioni i dytë padyshim ishte më i lehtë, dinim se çfarë kërkonim, i kishim idetë e qarta. Emocione për finalen kam, siç ka çdo njeri. Fituesin do ta zgjedhë publiku, por sigurisht që unë dua të jetë i skuadrës sime. Të dy këngëtarët ‘e mi’ që arritën pranë finales kanë punuar shumë, janë vokale shumë të mira, u janë përgjigjur kërkesave dhe udhëzimeve të mia". E pyetëm Eltonin sa është lidhur me djemtë e me vajzat që ka ushtruar… "Normalisht, unë përpiqem të ruaj një lloj distance, sepse është e rëndë kur futesh në jetët e tyre. Që të mos lëndohemi më pas, përpiqem që të ruaj një raport profesional. Pastaj kur mbaron kompeticioni marrëdhënia vazhdon. Unë i kam pasur dhe do vazhdoj t’i kem miq. Do vazhdoj t’i udhëzoj e t’i marr me vete në skenë".
(Adelajda Xhamani Bluetooth)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0