TEKSTESHQIP
Elvana Gjata - Veç Një Pikë
Elvana Gjata
Veç Një Pikë

Muzikën e këngës e kompozoi Pirro Çako, tekstin e përgatitën Elvana Gjata & Pirro Çako, ndërsa për okestracionin është kujdesur Darko Dimitrov.
Teksti :: Song Lyrics
Pa ty tani
çdo gjë është gri
dhe dielli ditën duket
bardhë e zi.
Pa ty tani
s’ka më magji
çdo ditë një shije ka
pa histori.

Të të shoh njëherë sa m’ka marr malli
me ma kthy buzëqeshjen që m’ka shku’.
Një takim të fundit me ty për së gjalli
me këtë këngë të trishtë do t’kisha ftu’.

Refren
Veç një pikë t’më kishe dashtë ti
veç një pikë më shumë se veten
jetën sot do t’kishim gëzu’.
Veç një pikë t’më kishe prit ti
sikur mos më kishe ik ti
për dashninë, do t’kishim knu’.

Pa ty tani
një Zot e di
sa lutem unë të ndodhi një çudi.
Pa ty tani
a mund të pi
një gotë me fund që shpirti të mos ngrij.
Të të shoh njëherë sa m’ka marr malli
me ma kthy buzëqeshjen që m’ka shku’.
Një takim të fundit me ty për së gjalli
me këtë këngë të trishtë do t’kisha ftu’.

Refren
Veç një pikë t’më kishe dashtë ti
veç një pikë më shumë se veten
jetën sot do t’kishim gzu’.
Veç një pikë t’më kishe prit ti
sikur mos më kishe ik ti
për dashninë, do t’kishim knu’.

DËRGOI:
Komente 0