
Elvana Gjata
Gjërat Kanë Ndryshuar
Gjërat Kanë Ndryshuar
Këngën e kompozoi Pirro Çako, autorë të tekstit janë Pirro Çako & Elvana Gjata, ndërsa orkestrues i këngës është Darko Dimitrov.
Teksti :: Song Lyrics
E tani në dhomën time vetëm
Rastësisht më je kujtuar
Si u bëmë nga gjithçka në një asgjë
E sa herë jemi betuar, kurrë s'do ishim zëvendësuar
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar
E tani në dhomën time vetëm fjalët tona m'u kujtuan
Si rrëfim i një përralle të pashkruar
Ti për mua ishe rreze dielli, unë për ty një gur i çmuar
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar
Ishte histori e bukur shumë
S'e shpëtuam dot as ti, as unë
Në miliona kombinime si kjo histori
Më nuk do të gjejmë as unë, jo as ti
E tani në dhomën time vetëm s'mund të fle
Se dhimbja më le zgjuar
Si u bëmë nga gjithçka në një asgjë
Asnjëherë s'kemi besuar
Dikush nga ne, do ish larguar
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar
Ishte histori e bukur shumë
S'e shpëtuam dot as ti, as unë
Në miliona kombinime si kjo histori
Më nuk do të gjejmë as unë, jo as ti
Ishte histori e bukur shumë
S'e shpëtuam dot as ti, as unë
Në miliona kombinime
Ne do e vuajmë, ne do e vuajmë
Por nuk do të gjejmë as unë, jo as ti
Ooh, ooh
Rastësisht më je kujtuar
Si u bëmë nga gjithçka në një asgjë
E sa herë jemi betuar, kurrë s'do ishim zëvendësuar
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar
E tani në dhomën time vetëm fjalët tona m'u kujtuan
Si rrëfim i një përralle të pashkruar
Ti për mua ishe rreze dielli, unë për ty një gur i çmuar
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar
Ishte histori e bukur shumë
S'e shpëtuam dot as ti, as unë
Në miliona kombinime si kjo histori
Më nuk do të gjejmë as unë, jo as ti
E tani në dhomën time vetëm s'mund të fle
Se dhimbja më le zgjuar
Si u bëmë nga gjithçka në një asgjë
Asnjëherë s'kemi besuar
Dikush nga ne, do ish larguar
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar
Ishte histori e bukur shumë
S'e shpëtuam dot as ti, as unë
Në miliona kombinime si kjo histori
Më nuk do të gjejmë as unë, jo as ti
Ishte histori e bukur shumë
S'e shpëtuam dot as ti, as unë
Në miliona kombinime
Ne do e vuajmë, ne do e vuajmë
Por nuk do të gjejmë as unë, jo as ti
Ooh, ooh
- Publikimi: 09/02/2018
- Ora: 10:16
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Korrigjo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
- Muzika:
- Orkestrimi:
Komente 0