TEKSTESHQIP

Elvana Sadriu: Një Vit I Suksesshëm...

19-9-2013
Elvana Sadriu: Një Vit I Suksesshëm...
Elvana Sadriu, këngëtarja nga Kosova e cila tash e një kohë jeton në Zvicër, vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Ajo na rrëfen më shumë rreth angazhimeve të saja gjatë sezonit të verës si dhe planet që ajo ka për të ardhmen. Në vazhdim ndjekim rrëfimin e Elvanës...

Teksteshqip: Elvana, na trego pak se si ishte kjo verë për ty?

Elvana: Këtë verë e kisha vequar me shumë angazhime në dasma dhe në mbrëmje të ndryshme muzikore. Një verë edhe pse pak e lodhshme por gjithsesi e bukur.

Teksteshqip: Sa ke qenë e angazhuar nëpër koncerte?

Elvana: Pasi që kam qenë e angazhuar me dasma dhe ahengje familiare, pjesmarrja ime në koncerte ka qenë e kufizuar.
Teksteshqip: Po pushimet verore ku i kalove?

Elvana: Pushimet verore i kam kaluar në Antalya në Turqi, dhe disa në bregdetin e jugut në Dhërmi.

Teksteshqip: Këtë vit publikuat albumin tuaj më të ri të titulluar "O Gurbet". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Elvana: Duke u bazuar në kërkesën e adhuruesve, lindi ideja që të realizohet një album i tillë i cili është 100% live! Dhe mund të them se doli të jetë mjaft i suksesshëm

Teksteshqip: Në fillim të këtij viti poashtu publikuat videoklipin "Ditari", një baladë që u pë;qye mjaft shumë nga publiku. Na trego pak sa je ndarë e kënaqur me suksesin që pati kjo këngë?

Elvana: "Ditari" është një këngë shumë e bukur dhe jam shumë e kënaqur me realizimin, por nuk është transmetuar sa duhej në telivizionet tona (fatkeqsisht)!
Teksteshqip: Cilat janë projektet e tua të ardhshme. Kur do të kemi një projekt të ri muzikor nga ti?

Elvana: Për momentin jam duke punuar në disa projekte të reja, dhe besoj që së shpejti do të realizoj një këngë dhe klip.

Teksteshqip: Po pjesmarrjen në ndonjë festival e ka menduar Elvana?

Elvana: Sigurisht që kam menduar për pjesmarrje në festivale, dhe jam duke punuar në atë drejtim!
Teksteshqip: Elvana ju jetoni në Zivcër. Me çka merreni tjetër atje përveq muzikës?

Elvana: Kohën e mbetur nga angazhimet e mija, mundohem të ja kushtoj djalit tim dhe familjes.

Teksteshqip: Elvana, ne të falenderojmë që gjet kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të ardhshme dhe jetën private. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Elvana: Duke ju falenderuar juve për intervistën, shfrytzoj rastin ti përshëndes të gjithë fansat e mi dhe ju premtoj që gjithmonë do të sjell këngë të bukura.
Elvana Sadriu
Ditari
[Teksti dhe Klipi]
(Teksteshqip)

Komente 0