TEKSTESHQIP

Elvira Fjerza & Bledar Kaca
Sot Marton Motra Nje Vlla
Lyrics

Na ka ardhe nusja si vera
Elvira
Kndon bilbili dege e n degë
Here mbi molle e here mbi shegë
Po ja thote kanges pa nda
Sot marton motra nji vlla.

O bilbil bukur kendon
Here mbi dardhe here mbi limon
Kndo bilbil si here te tjera
Na ka ardhë nusja si vera.

Bledari
O bilbil qe m kndon n at koder
Paska nisë vallja me loder
Motra ime po i bjen defit
Djegë shaminë nana prej qefit.

Permbi degë te trendafilit
Prap po kndon ai za bilbilit
S pushon kanga dite e natë
U ba motra me kunatë.

Ref: Të dy
Kndo bilbil mbi gjethe t lisit
Na kanë ardhë ma t mirt e fisit
Kane ardhë t ri e kanë ardhë t'reja
Zot ma shume shtoj hera tjera

Hajde pra ku asht rinia
Ku janë nipa e ku janë bija
Ku janë daja,halla e teze
Çifti i ri si diell me rreze.

Elvira
Kndon bilbili n gem t qershise
Per ma t bukrin e malsise
Ka nise kange e ka nise valle
U bafsh vlla ti hise e madhe.

lumet na po na thot vjehrra
po vjen nusja si pranvera
Si drenushe e si sorkalle
Bardh si bora permbi male.

Bledari
Si pulebardha n fluturime
Po i prin valles motra ime
Vallja bukur rrotullohet
Krejt rinia n kame po çohet.

Motra ime t kam si diellin
Ti me shndrit si hana qiellin
Edhe sot ne dasmen time
Ti percjell qindra urime.

Kndo bilbil mbi gjethe t lisit
Na kanë ardhë ma t mirt e fisit
Kane ardhë t ri e kanë ardhë t'reja
Zot ma shume shtoj hera tjera