Emmy, Vrasja E Këngëtares Kthehet Për Gjykim
5-4-2013
Kthehet për gjykim nga e para dosja penale e "vrasjes nga pakujdesia" e këngëtares Elsina Hidershaj, e njohur me pseudonimin "Emmy".
Pas Gjykatës së Apelit, edhe Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e dënimit të biznesmenit A.Kelmendi me 2 vjet burg dhe ta kthejë çështjen për shqyrtim nga e para. Dosja e rikthyer nga Gjykata e Lartë mësohet se i është kthyer Prokurorisë së Tiranës, me kërkesën që fashikulli të paraqitet në Gjykatën e Faktit të Tiranës për rigjykim.

I gjithë procesi që u zhvillua në vitin 2011, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, duhet të bëhet nga e para. Rekursi në Gjykatën e Lartë u bë nga avokatja e Kelmendit më 5 korrik 2012 pas gjyqit në Apel. Vendimi i Gjykatës së Lartë është i pazbardhur plotësisht, së paku në mënyrë publike, ndërkohë që të njëjtin qëndrim, për rishqyrtim të çështjes nga e para, ka mbajtur edhe Gjykata e Apelit. Togat e zeza në Apel, në vendimin e tyre për rigjykimin e çështjes, janë shprehur se dosja kishte shkelje dhe mangësi serioze të ndodhura në Gjykatën e Tiranës, raporton Panorama.
"Vendimi penal nr.1019, datë 22 qershor 2011, i Gjykatës së Rrethit Tiranë, është marrë në shkelje të rënda të rregullave procedurale, të cilat të çojnë detyrimisht në prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim", shprehet Gjykata e Apelit në vendimin e saj

(Panorama)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0