Endri Prifti Mëson Andresën Të Këndojë
5-10-2013

Endri Prifti, vëllai më i vogël korçar i Stefit, përveçse ka kënduar në hapjen e sezonit të ri të netëve "live" në "Crazy Calvin", ka dhënë edhe show duke dalë nga skena. Këtë sakrificë artistike ai e ka bërë për brazilianen 28-vjeçare, Andresa, bashkëprezantuese të Ardit Gjebresë në disa pjesë të programit "E Diela Shqiptare". Endri, kur e ka parë që ajo ka qenë prezente në publik duke shijuar një gotë me shoqërinë, i ka ofruar mikrofonin, duke e mësuar se si të vazhdojë këngën. Si tipa me humor, të dy e kanë kaluar me shumë sportivitet këtë performancë të lezetshme. Endri dhe Andresa natyrisht kanë mundur të njihen në ambientet e "Tv Klan", ku vëllezërit korçarë janë shumë prezentë gjatë vitit me projekte të ndryshme. Ndërkohë, Andresa është miqësuar me shumë artistë shqiptarë falë punës në televizion. Ajo aktualisht është duke vazhduar studimet për fizioterapi në Shqipëri dhe bashkëjeton me një avokat italian, Mirkon.
(Panorama)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 1