Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Eneda Me “Përrallë” Do Të Paraqitet Në Festivalin E 54-Rt Të Rtsh-Së


Nuk ka akoma asnjë votë

[09-12-2015]
Shumë artistë kanë zgjedhur të jenë pjesmarrës sivjet të edicionit të 54-rt të Festivalit të Rtsh-së. Fituesi i çmimit të parë është ai i cili do të prezantojë Shqipërinë në Eurovision 2016.

Flaka Krelani, Teuta Kurti, Aslaidon, Renis Gjoka, Kozma Dushi etj, janë vetëm disa nga emrat që do të marrin pjesë në këtë fstival.

Pas shumë vitesh mungesë, këtij festivali do ti rikthehet edhe Eneda Tarifa e cila është e njohur për disa nga këngët e saja, por që angazhimi i saj si moderatore në "Portokalli" e ka bërë pak që ta lërë anash muzikën.

Ajo ka vendosur që këtë vit të konkurojë për të përfaqësuar shtetin tonë në Eurovison. Kënga e saj titullohet "Përralë" dhe është e kompozuar nga Olsa Toçi.

Pjesmarrja e saj e fundit në një festival ishte në Top Fest 7 me këngën "Me veten" ku edhe u shpall fituese e Çmimit të Madh. Urojmë që Eneda të ketë të njejtin fat në edicionin e sivjetshëm të Festivalit të RTSH-së.
 (B.A/Teksteshqip.Com)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet