Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Vazhdon Promovimi Dhe Debatet Për Eneda Tarifën


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3
[11-04-2016]
Përfaqësuesja e Shqipërisë sivjet në "Eurovision" Eneda Tarifa është komentuar shumë në rrjetet sociale. Kënga nuk është se u pëlqye shumë nga shqiptarët dhe menjëherë kanë filluar kritikat ndaj Eneda Tarifës.

Mirëpo këngëtarja shqiptare ka befasuar me performancën e saj të fundit live në Amsterdam me këngën “Fairytale”. Ajo ka kënduar në mënyrë perfekte kështu duke i lënë me gojë hapur edhe fansat e Eurovisionit.

Duket se ka shpresë për Shqipërinë që të futet në finalen e festivalit pas një muaji kur edhe do të mbahet. Më poshtë mund të ndiqni performancën e plotë të këngëtares shqiptare.



Pas performancës në Amsterdam, Eneda Tarifa duket se po pëlqehet më shumë se në fillim dhe fansat kanë shkruar se vokali i saj në performancat e drejtpërdrejta është fantastik dhe mund të ketë befasi në gjysmëfinalen e dytë, ku Tarifa do të performojë në Eurovizion.
Pasi ka përfunduar lobimin e këngës shqiptare në Eurovizion në disa qytete evropiane, Eneda të hënën mbrëma është pjesë e Israel Calling, koncertit që sjell rreth 15-të këngë të Eurovizionit në një mbrëmje muzikore.

Koncerti do të jetë pikëtakim i këngëtares dhe përfaqësuesve të disa shteteve, si Austria, Hungaria, Finlanda, Rumania, Sllovenia, Bjellorusia, Franca, Rusia, Estonia etj.

Gjatë gjithë ditës së sotme është koemntuar mjaft intervista në anglisht e dhënë nga Eneda Tarifa në Holandë, ku këngëtarja ka harruar fjalën e duhur në gjuhën angleze dhe më pas ka kërkuar ndihmë nga personat pranë saj.
E megjithatë Tarifa ka reaguar duke ju “vërsulur” dhe shpërthyer kundra mediave në Shqipëri. “Si fillim dua t’ju them se gazetari, dhe drejtuesit e tij na kërkuan falje për transmetimin e intervistës pa e edituar. Mund të ishte edhe e qëllimshme nuk e di por nuk ka asgjë të keqe të pyesësh për një fjalë që nuk po të kujtohet për momentin në gjuhë të huaj sidomos nëse ke dhënë 20 intervista të tjera para asaj të gjitha në anglisht.



Isha aq e lodhur sa për një moment mu kujtua filmi “Edhe kuajt nuk vdesin kështu” por ju nuk keni nga ta dini këtë. Më habit fakti që mediat po mbushen me lajme “DNSH”­je se janë të varfër në informacion dhe mezi presin të gjejnë diçka për tu kapur kur fare thjeshtë mund të shihnin edhe intervistat e tjera që kam dhënë. Po edhe nëse unë nuk di anglisht, gjë që nuk është e vërtetë, nuk ka asgjë të keqe sepse jo të gjithë këngëtarët e Euro Vizionit dinë të flasin rrjedhshëm anglisht ose edhe nuk dinë fare,-është shprehur Tarifa për Blitz. Ndërkohë sipas mediave performanca e saj me këngën “Fairytail” në Amsterdam është pëlqyer mjaft nga fansat e Eurovizion.

Krahas komenteve të shumta ka reaguar edhe gazetarja Fatma Haxhialiu, e cila ka dalë në mbrojtje të Enedës. “E mirë ma shpjegoni tani ca kishte për të qeshur që Eneda Tarifa nuk gjente fjalët në anglisht gjatë intervistës? Se gjysma e atyre që u mekën, mezi ngasin shqipen e jo më anglishten. Ja dhe ta zëmë nuk di anëglisht e ca pastaj? Apo sic thonë mamatë, la nam e mori vesh bota që e bija filanit nga Shqipëria nuk di gjuhë të huaj, ja pse duhet gjuhë e huaj. Se pritet që ne shqipëtarët të dimë gjithcka si race superiore që jemi. A pika ne dhe anëgëlishtes tonë, se e ndritëm me të tjerat dhe kjo na ngeli!!!



Rozana përmes një statusi në facebook, ka thënë se Eneda po kritikohet pa të drejtë nga mediat dhe publiku, duke përmendur lajmet për ngatërrimin që ajo bëri në një intervistë në gjuhën angleze.

Ky është statusi i Rozana Radit: “Eneda Tarifa në litar!

Këtu në vendin tonë vërtet çuditesh me të gjithe dhe gjithçka!!!Sapo hap sytë përballesh me një mori shkrimesh dashakeqe. Linqe me tituj të tmerrshëm për artiste!! Po e mënjanoj pak epidemine e “shtatëzanisë” sime dhe të këtij gripi që na la “shtatëzanë” për të diskutuar një tjetër çështje që të them të drejtën më bën të mendoj sa njerëz të këqinj jemi.Eneda Tarifa fituese e këtij edicioni festivali na përfaqeson me këngën “Përrallë” në Eurovizion. Eneda është një këngëtare që doni s’doni ju i ka dhënë shumë këngë të bukura fonotekës të muzikës sonë shqipëtare. Eneda është po e njëjta ajo që kudo që shkojmë dhe luhet muzik shqip të gjithë ne këndojmë këngët e Enedës. Është po e njëjta Ened që mbush një nga klabet e kryeqytetit ku unë dhe ti që shkruajmë kalojmë fundjavat tona.



Ndaj lind pyetja! Pse sot të gjithë nuk e duan Enedën? Pse çdo ditë qarkullojnë lajme të tipit Eneda Tarifa le nam në intervisten e radhës. Eneda turpëron shqiptarët!!! Eneda kështu, Eneda ashtu….. Kënga fituese e festivalit është përzgjedhur nga një juri, e cila si rradhë ndonjëherë kanë qenë të gjithë dakort që çmimi i parë ti shkonte Enedës.

Këtu çdokush mund të thotë që Eneda ka këngë më të bukura se kjo që do na përfaqësojë në Eurovizion. Po dhe unë jam dakort me këtë (kjo është punë shijesh) ama askush nuk mund të thotë që kënga është e keqe aq me keq akoma të drejtosh gishtin drejt një artisteje që na përfaqëson ne, të përfaqëson ty.

Eneda është aty do këndoj aty dhe do na përfaqësojë ne me flamurim tonë. Ju që villni për Enedën jeni po ju që vollët dhe për Elhaida Danin, të cilen e ngritët lart deri ditën që patë renditjen e saj në këtë kompeticion dhe menjëherë të nesërmen e lëshuat dhe e goditët me titujt të tmerrshëm. (dhe këtë e bëni me të gjithë këngëtarët që nuk hyjnë në 10-çe)



Jeni po ju ata që nesër do ta ngrini në qiell nëse kjo vajzë do renditet mirë në këtë kompeticion. Të gjithë në këtë vend ndjejemi si Eneda. Asnjeherë nuk e dimë kur do na e bëni pis figurën. Dhe këtë e bëni për të ngritur emrin tuaj. Unë dua të lexoj artikuj kurajoz për vajzën. Jepini zemër, mbështetje, besim lëreni ta shijoje këtë “Përrallë”. Lërini kritikat pas kompeticionit. Se kur ka kritika që vijnë vërtet nga kritike arti atëherë kemi dhe çfarë të lexojmë. Mendoj që Eneda ashtu si unë dhe disa të tjerë si puna ime e di që dhe thëniet në këtë vend i kemi makabre.Populli ynë mendje ndritur thotë:“Kush të rreh të do” Kësaj rradhe tabela je ti Ened nëse nuk qendron e fortë duhet të kalosh tek një thënie tjetër që duhet ta shpikim vetë bazuar në llogjiken e këtyre njerëzve.“Ndaj dashuria për ata që të shkelen mund edhe të vdesësh” Atëherë ty do të shpallin artiste të popullit. Jetojmë në kohën e llapazanëve dhe të dardhave që bishtin nuk e kanë as para, as mbrapa por në gojë. Jetoje “Përrallën” tënde e mos u merr me përrallat me mbret të shqiptarëve.
 (Express)

      Eneda Tarifa - Fairytale [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet