TEKSTESHQIP

Kritikohet Eneda Tarifa Për Homofobi

9-5-2014
Kritikohet Eneda Tarifa Për Homofobi
Kristi Pinderi, gazetar dhe aktivist i lëvizjes LGBT (Lesbike, Gej, Biseksualë dhe Transeksualë), i ka shkruar një letër të hapur këngëtares dhe prezantueses Eneda Tarifa, lidhur me disa komente të sajat që i ka cilësuar homofobe.

Shkak për këtë letër është bërë një koment i Enedës për një këngëtare të Eurosongut transeksuale, ku bashkëngjitur fotgrafisë së saj në profilin e Facebook shkroi, "Ky na qenka Eugosong-u hahaaa... Ku po shkojmë... Ku është fshehur muzika ? Ku është strukur muzika?" Duke cituar një intervistë që Pinderi i ka bërë këngëtares Tarifa, ai shprehet se, "Duhet të botoja gjëra të mençura nga ty!
Dhe u përpoqa vërtetë sepse besoja gjithmonë te vlera e promovimit të artistëve që qëllon të kenë edhe një diplomë universiteti. Por ama shkova në redaksi i bindur që ti ose nuk di t’i artikulosh gjërat e mençura, ose thjesht je e paaftë të mendosh për gjëra të mençura".

Letra e Kristi Pinderit për Eneda Tarifën:

"E dashur Eneda, Unë jam gej meqë ra fjala dhe bashkë njihemi shumë mirë.
Të kam intervistuar njëherë. Isha zëvendës kryeredaktor i revistës "Kult", ti ishe këngëtarja që militonte në LSI në atë kohë. Ajo që unë kam dashur në intervistë të spikas ka të bëjë me faktin që një këngëtare si ti, kishte një edukim si punonjëse sociale dhe që, mbi të gjitha ishte krenare për këtë gjë.

Të bëja pyetje e doja të të "mësoja" si të përgjigjeshe, në mënyrë që ti jepja vlera atyre që do artikuloje në atë intervistë. Unë nuk e mbaj mend mirë sot, 7 apo më shumë vjet më pas, nëse ka qenë pikërisht ky fakt që më ka bërë mua të të intervistoj, apo fakti që partneri juaj punonte në biznesin e fonisë apo qëndrës së zërit për ndonjë parti në ato kohë… Di vetëm që të takova me idenë që duhet të botoja gjëra të mençura nga ty!
Dhe u përpoqa vërtetë sepse besoja gjithmonë te vlera e promovimit të artistëve që qëllon të kenë edhe një diplomë universiteti. Por ama shkova në redaksi i bindur që ti ose nuk di t’i artikulosh gjërat e mençura, ose thjesht je e paaftë të mendosh për gjëra të mençura. Vetëm kaq doja të thoja.

Dhe të kërkoj ndjesë për lexuesit e atij numri të revistës "Kult" ku unë të kam nxjerrë ty si këngëtare të angazhuar e me mend shumë! Shumë faj, faj i imi."
(noa)

Komente 0