TEKSTESHQIP
Eneda Tarifa - Me Beso
Eneda Tarifa
Me Beso

Muzika e këngës është kompozuar nga Shpëtim Saraçi, ndërsa autorë të fjalëve të tekstit rezultojnë të jenë Turjan Hyska & Eneda Tarifa.

Teksti :: Song Lyrics

Një rënkim kaq i lehtë
po shuhet ngadalë
mbet' veç një piano
që ne pas e lamë

Shpirti im mbeti sot
frymëmarrje pa jetë
e zbrazët është kjo natë
askund nuk je

Zgjohem ngadalë
si fllad i lehtë
ky diell i brishtë
nëpër re, diku të fsheh

Shumë kohë u desh
të të doja ty
U desh veç një çast
të humbisja ata sy

REF.
Mos harro,
je fryma ime ti
mbetesh brenda meje
e vetmja çmenduri

Mos harro,
më fale shpresën
veç ti më jep forcë
të jetoj përsëri

Mos harro,
je fryma ime ti
mbetesh brenda meje
e vetmja çmenduri

Më beso,
më fale shpresën
veç ti më jep forcë
të jetoj përsëri

Një cigare më fton,
përhumbur në ty
nuk ka më as piano
dikur ishim dy

Sytë humbasin në rrugë
nëpër hije kërkojnë
një siluhetë
po shuhet tej

Zgjohem ngadalë
si fllad i lehtë
ky diell i brishtë
nëpër re, diku të fsheh

Shumë kohë u desh
të të doja ty
U desh veç një çast
të humbisja ata sy

REF.
Mos harro,
je fryma ime ti
mbetesh brenda meje
e vetmja çmenduri

Mos harro,
më fale shpresën
veç ti më jep forcë
të jetoj përsëri

Mos harro,
je fryma ime ti
mbetesh brenda meje
e vetmja çmenduri

Më beso,
më fale shpresën
veç ti më jep forcë
të jetoj përsëri

Errësira zbardhet e
qielli si kushtrim
është një dritë e madhe
që brenda meje ndrin

Ti o diell lësho petale,
hap krahët të marr frymë
buzëqeshja më e bukur
motiv i shpirtit tim

REF.
Mos harro,
je fryma ime ti
mbetesh brenda meje
e vetmja çmenduri

Mos harro,
më fale shpresën
veç ti më jep forcë
të jetoj përsëri

Mos harro,
je fryma ime ti
mbetesh brenda meje
e vetmja çmenduri

Më beso,
më fale shpresën
veç ti më jep forcë
të jetoj përsëri
Komente 0