>
BIOSHQIP

Enkelejda Alushi: Një Këngë E Vetme Në Llojin E Vetë

22-11-2012
Në një prononcim për gazeten Telegraf, për këngen më të re këngëtarja Enlelejda Arifi u shpreh: Ishte një surprizë për mua kur më ofruan këtë këngë. Kjo ka shumë arsye, por vetë fakti që për këtë këngë janë mbledhur këngëtarë nga të gjitha trevat e Shqipërisë nga Kosova në Mal të Zi dhe nga Maqedonia në Camëri, komentet janë të tepërta. Kjo këngë është e vetmja në llojin e vetë. Realizimet e klipit në të katër anët, ku trojet janë të banuara nga bashkëkombësit tanë tregon atë që kënga ka një dimension të vërtetë kombëtar, ku secila krahinë ka përfaqësuesit e vetë. Ndoshta është e vetmja këngë shqiptare, ku këndojnë një herësh 5 këngëtarë me dialekte të ndryshme dhe nga pozicione të ndryshme gjeografike, por gjithmonë brenda një kombi. Por një vend ka ngelur pa u filmuar direkt ajo është Camëria ime, ajo camëri që më bën të ndihem krenare dhe pse e plagosur. Megjithatë qenia ime si Came në këtë këngë e plotëson atë boshllëk. Mund të them se klipet janë realizuar në mënyrë shumë profesionale. Por deri tek kënga tek klipet nuk do të vinim n.q.s nuk do të ishin autori i tekstit Agim DoCi dhe kompozitori Edmond Zhulali. Ishte nisma e tyre, krijimi i tyre, ideja e tyre e bukur që ne u mblodhëm të pestë (ose më mirë na mblodhën të pestëve për të realizuar këtë klip të rrallë). Me këTë këngëne duam Tu urojmë të gjithë shqiptarëve gëzuar 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Për mua ky klip mbete nga realizimet më të bukura të jetës sime jo vetëm, sepse punuam pa dimensione kohore dhe me përkushtim, por kryesorja se një këngë e tillë në një ditë të tillë kanë shumë kuptime dhe kanë shumë mesazhe. Ky 100-vjetor është i papërsëritshëm dhe ka një simbolik tepër të vecantë, ku shihet një angazhim total i shtetit dhe i cdo krijuesi për të dhënë maksimalen.
(Telegraf)

Enkelejda Alushi: Një Këngë E Vetme Në Llojin E Vetë