TEKSTESHQIP
Enkelejda Arifi, Kastriot Tusha, Ilir Shaqiri, Selami Kolonja & Nikollë Nikprelaj - Nën Një Flamur Të Pandarë
Enkelejda Arifi, Kastriot Tusha, Ilir Shaqiri, Selami Kolonja & Nikollë Nikprelaj
Nën Një Flamur Të Pandarë

Kompozimin, orkestrimin dhe produksionin audio e krijoi Edmond Zhulali, teksa për këtë këngë ka punuar si tekstshkrues Agim Doçi. Krijimi për të cilin po flasim, vjen i finalizuar dhe në dimensionin vizual edhe me anë të një videoklipi, produksionin e të cilit e punoi Video Art. Videoklipi është publikuar më 19 Nëntor 2012.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Nikolla...
N'ato bjeshkë ku plaket bora
Bashkë me lisat rriten trimat
Unë Malësor emrin e mora
Për liri shkrepa martina

Ma coptunë Hotin e Grudën
M'i kan pre Plavë e Guci
Nëpër vite ma prenë udhën
Jam Shqipëtar në MAL TË ZI

Kastrioti...
Shqiptarë Bijtë e Shqiponjës
Nën një flamur të pandarë
Ndër shekuj i them botës
Përjetësisht jemi SHQIPTAR

Ndër breza historia
Na ka rritur luftëtarë
Gjithmonë do t'jetë Shqipëria
Sa t'ketë dhe e gjak Shqiptar

Kori...
Gjithmonë gjithmonë
Do t'jetë Shqipëri
Sa t'ketë dhe
Edhe gjak shqiptar Ooo...

Selamiu...
Ku ka rreze të arsimit,
Ku ka fusha lule borë,
Ku këndojnë kangët e Naimit,
Që nga Struga në Tetovë.

Ku valon gjaku i shqiptarit,
Ku na rrit nëna me halle,
N'grykë t'Radikës Gostivarit,
Ku rrjedh Drini n'Dibër Të Madhe.

Enkelejda...
Se ç'të prenë e se ç'tu sulën,
Çamëri, Çamëri, Çamëri, moj Çamëri,
Se ç'të dogjën Çamëri,
Çamëri, Çamëri, Çamëri, moj Çamëri,
Një mallkim t'a preu udhën,
Çamëri, Çamëri,
Muhaxhi pa tokë e shtëpi.

A s'më thua pse të vranë,
Të përzunë në pabesi,
Nënë e babë pa varr t'i lanë,
Moj martirja Çamëri.

Kastrioti...
Shqiptarë Bijtë e Shqiponjës,
Nën një flamur të pandarë,
Ndër shekuj i them botës,
Përjetësisht jemi SHQIPTAR.

Ndër breza historia,
Na ka rritur luftëtarë,
Gjithmonë do t'jetë Shqipëria,
Sa t'ketë dhe e gjak Shqiptar.

Iliri...
Nëpër shekuj je coptuar,
Për liri kurrë nuk je lodh,
Për flamur duke luftuar,
Nuk u epe kurr KOSOVË.

Erdhi dita e bekuar,
Nëpër shekuj e ke prit,
Krah për krah sot je rreshtuar,
Ma e reja Republikë.

Së bashku...
Shqiptarë Bijtë e Shqiponjës,
Nën një flamur të pandarë,
Ndër shekuj i them botës,
Përjetësisht jemi Shqiptar.

Ndër breza historia,
Na ka rritur luftëtarë,
Gjithmonë do t'jetë Shqipëria,
Sa t'ketë dhe e gjak Shqiptar.

Gjithmonë do t'jetë Shqipëria,
Sa t'ketë dhe e gjak Shqiptar.

Kontribuan:
Komente 8