Enrika Derza Konkurron Në “The Voice Of Switzerland“
13-3-2014

Enrika Derza, një këngëtare e cila ka dalë nga "The voice of Albania", po del triumfuese në një konkurrim tjetër në Zvicër.
Vetëm 17 vjeçe, por me zë mjaft të veçantë, Enrika Derza ka udhëtuar rrugë të gjatë nga Shqipëria në Zvicër për të marrë pjesë në edicionin e dytë të spektaklit "The Voice of Switzerland".
17-vjeçarja nga Shkodra me prezantimin e saj në "Blind Auditions" ka thyer zemrat e jurisë zvicerane: Marc Sway dhe Philipp Fankhauser. Enrika Derza ka siguruar tashmë vend në këtë garë në ekipin e Marc Sway.
Për 17-vjeçaren Enrikën "The Voice of Switzerland" nuk është eksperiencë e re, ngase edhe në "The Voice of Albania" ajo kishte depërtuar deri në finale. Kushërinjtë e Enrikas jetojnë në Zvicër. Prandaj ata kishin bërë përpjekje që t’ia mundësojnë këtë ëndërr ta ketë më afër.
Enrika Derza vjen nga Shkodra. Talenti i saj në muzikë ishte zbuluar në moshën 15-vjeçare në një format botëror, siç ishte "The voise", që erdhi si risi në Shqipëri. Enrika kishte mbërritur në finalen e madhe "The Voice of Albania". Ajo kishte prezantuar edhe në festivalin e të rinjve në Shqipëri, Top Fest. Derza kishte fituar edhe dy çmime në festivale ndërkombëtare.

(Albinfo)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0