>
BIOSHQIP

Era Ky Stil I Jashtzakonshëm

24-03-2016
Era Istrefi që në daljen e saj të parë u komentua shumë për stilin e saj si në të kënduar ashtu edhe në veshje. Ndonëse në 2 klipet e para "Mani për Money" dhe "A po don" nuk është se u shqua aq shumë për ndonjë veshje të jashtzakonshme, madje në klipin e parë ajo u paraqit edhe me disa rroba të huazuara nga Nora. Mirëpo videoklipi "E dehun" do ta rikthente atë me një styling më të veçantë se kurrë, diçka që kurrë nuk ishte parë në klipet shqiptare. Ndryshimi i ngjyrës së flokëve në klipin "13" bëri bujë poashtu duke e bërë Erën si një nga këngëtaret më me stil në Kosovë. Gjatë këtij viti Era pati shumë suksese, ndër to ishte klipi "Bonbon", i cili po e dërgon atë drejt tregut të huaj. Në një foto që ajo ka postuar së fundmi shihet me një ndryshim mjaft drastik sërish në look. Flokët e saj me ngjyrë të kaltër dhe vjollcë si dhe grimi shumë i përshatur e bënin Erën të dukej perfekte.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Era Ky Stil I Jashtzakonshëm