TEKSTESHQIP

Kush është Revista V Magazine Që E Promovoi Era Istrefin

17-12-2014
Kush është Revista V Magazine Që E Promovoi Era Istrefin
Revista V Magazine, që e mori në intervistë dhe shkroi edhe një koment për këngëtaren Era Istrefi, është njëra prej revistave më të njohura në SHBA. Shikoni prestigjin që ka kjo revistë
Shumë skeptikë mund të thonë se V Magazine nuk është edhe ndonjë revistë prestigjioze amerikane, por nuk është ashtu.

Edhe pse është një revistë re në tregun amerikan, pasi që filloi të botohet në shtator të vitit 1999 si një botimi i kufizuar i Visionare, ku njihej më shumë si një libër për veshje të klasës së lart, por V është më ndryshe, jo një revistë formale, e kapshme për lexuesin dhe paraqiste diçka më alternative në tregun amerikan. Se është kështu tregon edhe numri i lexuesve ku shumë shpejt ata arrin më shumë se 315 000 lexues.

V rritet edhe më shumë me redaktorin Stephen Gan i cili i jep drejtim revistës më shumë në shkrimin e editorialëve, kryesisht për ata njerëz që marrin erë në modë, arte, film dhe muzikë.
Duke ju falënderuar atij në këtë revistë vazhdojnë të jenë të pranishëm yje të njohur amerikan dhe të huaj. Madje në këtë revistë ka dalë edhe shkrimtari i njohur Salman Rushdie, ndërkaq nga figurat më të njohura për të cilat janë shkruar edhe editoriale, nga artistë me renome janë: Joan Didion, Salman Rushdie, Robert Altman, Brooke Shields, dhe Norman Mailer.

Ndërkaq nga kjo revistë përpos famës si këngëtarë dhe aktorë u bën të njohur edhe për stilet e tyre të veçanta, si novatorë për stilin e tyre të veshjes, ku revista shkroi qysh më 1999 dhe ndër ta janë: Madonna, Katy Perry, Mariah Carey, Rihanna, Naomi Campbell, Grace Jones, Brad Pitt, Britney Spears, David Boëie dhe Lady Gaga.

Nga viti 2005 ajo cilësohet si njëra prej revistave më të mira në SHBA, derisa në pesë vjetorin e tyre ata bën edhe një mbrëmje të madhe që vazhdojnë të bëjnë vazhdimisht në çdo përvjetor.

Pra Era Istrefi është e fundit në listë që është nënshkruar një editorial për të nga kjo revistë. Para saj edioriale edhe për: Lady Gaga, Madonna, Katy Perry, Mariah Carey, Gwen Stefani, Janet Jackson, Miley Cyrus, Gwyneth Paltrow, Cameron Diaz, Winona Ryder, Rihanna, Justin Bieber, Britney Spears, Kesha, James Franco, David Beckham, Natalie Portman, Dakota Fanning, Kirsten Dunst, Kristen Stewart, Jennifer Connelly, Nicki Minaj, Kanye West, Orlando Bloom, Demi Moore, Beyoncé, Adriana Lima, Marc Jacobs, Salma Hayek, Celine Dion dhe shumë të tjerë, kurse krejt në fund kësaj liste i shtohet edhe Era Istrefi.

Ky padyshim që është sukses për Erën
(Gazeta Express)

Komente 0