TEKSTESHQIP
Eranda Libohova - Ego
Eranda Libohova
Ego

Publiku shqiptar çmon shumë edhe aspektin viziv, ndaj ky projekt u bë i disponueshëm online i punuar me shije edhe me klip muzikor, të cilin e krijoi Chill Pro. Ky videoklip u publikua më 20 Korrik 2020. Këngën e kompozoi Gent Myftaraj, ndërsa autor i tekstit është Pandi Laço.
Teksti :: Song Lyrics
Nuk e dëgjova një moment unë zemrën time
dhe i besova unë arsyes pa gabime
edhe ja ku jam, shpirti më nuk mban.
E llogarita një moment unë egon time
që vetja ime mos t’më dhimbsej në pendime
edhe ja ku jam, trupi më nuk mban,
copa po më ndan, dhimbja që unë kam.

Ti nuk ke njohur një tjetër sa mua të cmendur
Të dali nga vetja po kështu si unë,
e të dorëzohet ty në gjunjë edhe të thotë të dua shumë
Jo asnjë tjetër sa mua e cmendur të dali nga vetja po kështu si unë
dhe kur dhimbja të dënoj e fundit zemra të rrezistojë.

Kjo dashuri kaq e përsosur me lëndime
Zbulova kulmin e durimit në veten time
Gjunjëzuar jam, dorzuar s’jam.
Të desha ty edhe më shumë se veten time.
Tu dhashë ty pa asnjë penge e pa dyshime
Plagët nuk u thanë, forcat mua më lanë,
por një zemër kam edhe ja ku jam.

Ti nuk ke njohur një tjetër sa mua të cmendur
Të dali nga vetja po kështu si unë,
e të dorëzohet ty në gjunjë edhe të thotë të dua shumë
Jo asnjë tjetër sa mua e cmendur të dali nga vetja po kështu si unë
dhe kur dhimbja të dënoj e fundit zemra të rrezistojë.
Ti nuk ke njohur një tjetër sa mua të cmendur
Të dali nga vetja po kështu si unë,
e të dorëzohet ty në gjunjë edhe të thotë të dua shumë
Jo asnjë tjetër sa mua e cmendur të dali nga vetja po kështu si unë
dhe kur dhimbja të dënoj e fundit zemra të rrezistojë.

DËRGOI:
Renditja
Top 200
Komente 0