TEKSTESHQIP
Erduan Hiseni & Ismet Shabani - Ti A Je Pishman
Erduan Hiseni & Ismet Shabani
Ti A Je Pishman

Për ti dhënë gjithçkaje më shumë atmosferë, produkti muzikor lansohet tek audienca i ilustruar me shije edhe me një videoklip muzikor, i cili u publikua me datë 6 Prill 2018. Muzika e këngës ka punuar si kompozitor Hazbi Thera, ndërsa për arranzhimin është kujdesur Artan Kastrati.
Teksti :: Song Lyrics
A su ngope me mëkate
O i dashur miku im,
Për shpëtim thërret ezani
A je gati për pendim.

Jam i humbur jam i humbur
Jo as veten nuk e njoh,
Ah sa dua ta gjej rrugën
Nga mëkatet nuk po shoh.

Refreni:
Pishman
Ti a je pishman,
Shpirti don Kur'an
Veshi don ezan
Ska jet pa Islam

Refren:
Pishman
Ah sa jam pishman,
Zemra don iman
Veshi don Ezan
Shpirti don Kur'an

Ti në rrug e un n’Xhami
Vllau vllaun se len vet
Nuk të bëj ty padrejtsi
Me ty du me shku n’Xhenet

Syt me lot syt me lot
Bashk me zemrën shpirti qan,
Po trokas në derën tënde
Falëm Zot se jam pishman

Refreni:
Pishman
Ti a je pishman,
Shpirti don Kur'an
Veshi don ezan
Ska jet pa Islam

Refren:
Pishman
Ah sa jam pishman,
Zemra don iman
Veshi don Ezan
Shpirti don Kur'an
Komente 0