>
BIOSHQIP

Ergi, Favorit Për Të Fituar “X Factor Albania 3”

21-02-2014
Finalisti i edicionit të tretë të X Factor Albania, Ergi, ka deklaruar para finales së madhe se ai tashmë ndihet fitues moral, pasi që ka ndjerë dashurinë dhe duartrokitjet e publikut. Ai nuk la pa falënderuar as zogun më të mirë prej krejtve, Tunën, të cilës i thotë mentorja më e mirë.

Ergi i cili ka kaluar shumë faza i udhëhequr nga Tuna, ka deklaruar për Telegrafin para finales së madhe të X Factor se ai ndihet tashmë fitues moral dhe se ka ndjerë magjinë që i ka dhuruar skena e spektaklit shqiptar të talentëve të këndimit.

“Jam tejet i adrenalizuar dhe kur mendoj se pak orë na ndajnë nga finalja e madhe, emocionohem edhe më shumë. Deri tani, falë Zotit gjithçka ka shkuar siç kam ëndërruar, prandaj e them me plot bindje se ndihem i lumtur”.



“Sa i takon fitores, mendoj se e dëshirojmë të tre finalistët, por më thoni ju, a ka fitore më të madhe se sa i gjithë publiku të ngrihet në këmbë për ty? Kjo është fitorja më e madhe personalisht për mua”.

“X Factor Albania 3 është magji më vete dhe unë po e jetoj me gjithë forcën time këtë përvojë. Producentja e këtij talent shou, Vera Grabocka, Alketa Vejsiu si dhe mentorja më e mirë në botë, Tuna, janë pjesë e realizimit të ëndrrës time, prandaj nuk më mbetet gjë tjetër për të thënë, veçse fitoftë më i miri dhe faleminderit të gjithë shqiptarëve ku do që ndodhen e që kanë parë e vlerësuar tek unë talentin”, ka deklaruar Ergi.



Finalja e X Factor Albania 3 zhvillohet të dielën dhe sipas sondazheve të para Ergi konsiderohet favorit i madh për t’a fituar atë.
(Telegrafi)

Ergi, Favorit Për Të Fituar “X Factor Albania 3”