Erik Lloshi: Së Shpejti Videoklipi I Këngës “Si Dukem Unë Pa Ty“
6-12-2013
Baldat e tij janë arma më e fortë për karrierën e tij muzikore! Edhe pse vetëm në vitet e para dhe akoma pa nxjerr një album, ai tashmë është bërë një emër i njohur për publikun shqiptar.
Ky është këngëtari Erik Lloshi, i cili në një intervistë për "Shqiptarja" na tregon arsyen pse kënga e tij e klikuar në youtube mbeti jashtë finales së festivalit të "Kënga Magjike".
Më poshtë do te lexoni dhe projektet që do ta ndjekin në vazhdim.
Festivali "Kënga Magjike" me formulën e tij ju la jashtë 20 finalistëve. Si ndodhi kjo?
Duke qenë se "Kënga Magjike" ndjek formulën ku kolegët votojnë njëri-tjetrin çdo gjë mund të pritet. Unë flas për këngën time e cila në këtë edicion është pritur mjaftë mirë, por disa prej artistëve të rinj nuk e votuan pasi kishin frikën e konkurrencës së këngës. Kështu që, nëse unë do të isha në finale do të ishte shumë keq për të dhe mund të them se ato vota që kam marrë kanë qenë vetëm nga artistët e vjetër. E gjithë historia e "Këngës Magjike" është mënyra e votimit i cili për mua është krejtësisht i padrejtë, ku besoj që në një të ardhme do të ndryshojë ose artistët e rinj do të ndërgjegjësohen.
Kënga "Si dukem unë pa ty" ka sjell mjaftë reagime tek fansat tuaj në youtube dhe rrejtin social "facebook"... Por, ti ke qëndruar mjaftë indiferent përball këtij fakti?
Përsa i përket publikut unë kam marrë feedback-n më të madh pasi ata janë votuesit më të mirë për çdo artistë dhe çdo këngëtar dhe është ai publik që ka reaguar më shumë se unë për këngën time në këtë edicion të 15-të të "Këngës Magjike". Personalisht, nuk është se më intereson nëse isha apo nuk isha pjesë e finalistëve të këtij festivali, jo për "Këngën Magjike" si festival, por për vetë faktin se votimi aty është krejtësisht i padrejtë. Do të cilësoj që, "Kënga Magjike" si festival është prestigjoz, por mënyra e të votuarit nga disa artistë që marrin pjesë aty nuk është e drejtë.
Pas këtij eleminimi mendoni të jeni sërish pjesë e këtij festivali në vazhdim?
Është e dyta herë që marr pjesë në "Këngën Magjike" dhe kurrë nuk mund të them se nuk do të marrë pjesë pasi është publiku ai që kërkon të më shikojë nëpër festivale dhe skena, nuk më intereson nëse futem apo jo në finale. Unë nuk vuaj për çmime, por për besimin që më jep publiku.
Në këtë edicion, gara ka qenë e fortë me rikthimin e emrave "big" të skenës. Mendoni se kjo ndoshta ju la jashtë saj?
Përveçëse një rikthim, për mua kjo garë ka qenë e bukur pasi artistët "big" kanë ditur të vlerësojnë zërat e muzikës në këtë festival. Di të them që disa artistë të vërtetë (nuk po përmend emra) më kanë vlerësuar me 18 pikë dhe lart dhe kjo vërteton pjekurinë e tyre artistike për muzikën e vërtetë.
Mendoni se formula e ndjekur prej vitesh në këtë festival duhet të ndryshoj?
Padiskutim që po! Pavarësisht në dukje, këtë herë kjo formulë është ndjekur gabim nga artistët e rinj apo pseudoartistët të cilët kanë vlerësuar në bazë të miqësive, si vajzë të bukur apo djalë simpatik pak rëndësi ka. Me këtë vërtetojnë që nuk janë pjekur artistikisht dhe nuk dinë të vlerësojnë një këngë të bukur. E them me plot bindje që disa pseudoartistë që marrin pjesë në "Kënga Magjike" nuk meriton ti quash as kolegë!.
Cilat projektet tuaja në vazhdim?
Së shpejti do të sjell këngën "Si dukem unë pa ty" me një klip dhe po punoj për të nxjerr albumin tim të parë në treg.

Erik Lloshi
Si Dukem Une Pa Ty
[Teksti dhe Klipi]
(Blerta Tusha/shqiptarja)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 1