TEKSTESHQIP

Ermali Do Marrë Pjesë Me Arte Marciale Në Kënga Magjike 2016

8-12-2015
Ermali Do Marrë Pjesë Me Arte Marciale Në Kënga Magjike 2016
Këngëtari Ermal Mamaqi ka marrë disa herë pjesë tek "Kënga Magjike" dhe është shpërblyer disa herë me çmime, por ngjarjet e ndodhura së fundmi në natën finale të "Kënga Magjike 2015" e kanë irrituar paksa atë.

Sherri i ndodhur mes Florit & Stines i la shije të hidhur gjithë festivalit. Ermali si për shaka ka publikuar në rrjetin e tij social në Instagram një foto me një shkrim shumë interesant ku na ka treguar se edhe ai dëshiron që vitin e ardhshëm të marrë pjesë në Këngën Magjike.

"Kam vendosur që të marr pjesë te Kënga Magjike vitin tjetër. Por më parë...
Sapo u rregjistrova në një kurs Karateje dhe po fus dokumentat për leje armësh", ka shkruar ai duke na lënë të kuptojmë se tashmë vetëm grushtat shërbjen në festivale.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0