TEKSTESHQIP
Ermal Pepa & Landi Pepa - Si Ta Pranoj?
Ermal Pepa & Landi Pepa
Si Ta Pranoj?

Ky produkt muzikor është sjellë tek artdhashësit i përpunuar nga ana vizuale me një videoklip muzikor, për të cilin u kujdes Chill Pro. Ky videoklip u publikua me datë 15 Tetor 2018. Për këngën ka punuar kompozitori Kledi Bahiti, për fjalët e këngës punoi Filloreta Raçi (Fifi), ndërsa arranzhimin e shkruajtën Ermal Pepa & Iljard Shaba.
 Një vit nga vdekja e Blerta Pepës, 16 vjeçarja që humbi jetën në mënyrë tragjike pas operacionit në këmbë, dy vëllezërit e Blertës, Ermal Pepa dhe Landi Pepa, kanë bërë një këngë kushtuar motrës së tyre. Në një postim të tij ne Instagram, Ermali e kujton kështu motrën e tij: "Nuk besoja asnjë sekond që do ikje përgjithmone nga ne Blerta ime. Më qan shpirti, më dhemb zemra për ty motra ime, por kësthu qënka jeta o zemër. Ne po vazhdojmë sikur asgjë s'ka ndodhur. E di që ty s'të pëlqente kjo botë, pasi ma ke thënë vetë me gojën tënde, por jo të ikje kështu motra ime... Nuk e meritonim këtë dhimbje. Kemi shumë nevojë për buzëqeshjen tënde, o dashuri".
Teksti :: Song Lyrics
Po mbahem aty ku koha ndal
nga vetja nuk del dot asnjë fjalë
dhe lutem o jeta ime ti
po lutem në ëndërr të më vish

Unë e di, e di, e di më mbron
Unë e di, e di, e di...

REF. 2x:
Po si ta pranoj?
Tregomë si ta pranoj?
Ti mungon sot
por këtu te unë jeton
shpirti nuk mban
edhe loti po qan
Ti ëngjëll më trego
jeta si vazhdon

Kujtimet..
në cdo rrugë ku unë kaloj
e di unë një ditë do ta takoj
prapë lutem o jeta ime ti
po lutem në ëndërr të më vish

Unë e di, e di, e di më mbron
Unë e di, e di, e di...

REF. 2x:
Po si ta pranoj?
Tregomë si ta pranoj?
Ti mungon sot
por këtu te unë jeton
shpirti nuk mban
edhe loti po qan
Ti ëngjëll më trego
jeta si vazhdon
Rryma muzikore
Pop
Renditja
Top 200
Komente 0