Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "E Njejta Enderr".
3. Video është e këngës "E Njejta Enderr", por nuk këndohet nga Ermira Babaliu.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.
Muzika:
Ilir DangelliaTeksti:
Irma KurtiKëngë e albumit:
"Ermira Babaliu"
Këngë e albumit:
"Kur Ti Me Mungon"
Pjesëmarrëse në
Festivali i 33-të në RTSH
Komente
Asnjë Koment
01/12/1992
Ka shumë kohë që për çdo natë
një ëndërr shoh:
sikur të flas, ti vetëm hesht,
pastaj të puth, të përqafoj
ashtu si kurrë nuk munda në jetë.
Unë brenda vetes të mbajta plot vite
sepse të desha dhe të ëndërrova,
por s'të preka dot.
I pari njeri që gjithë qenien time
e mbushi me zjarr, me mall,
dhe me lot, me plot emocion.
Nuk di se ç'isha unë për ty,
por ti për mua ke qenë gjithçka,
të ndjeja, të ndjeja dhe vetëm kaq
në rrahje zemre, heshtur, pa fjalë.
Refreni:
Të tjerë kanë hyrë në jetën time
kam dashur, por si ty jo kurrë.
Shumë vjet më parë
e përsëri me imazhin tënd
pyes veten pse, pse të ndodhë
të ndodhë kështu...
(2 herë)
Ndoshta tani ti je me një tjetër,
por do të doja të jem me ty,
lodhur nga vitet
të gjej harrim, harrim.
Nuk di se ç'isha unë për ty,
por ti për mua ke qenë gjithçka,
të ndjeja, të ndjeja dhe vetëm kaq
në rrahje zemre, heshtur, pa fjalë.
{{uname}}