TEKSTESHQIP

Ermira Babaliu
Urim Yt
Lyrics

Shiu po pushon mbi gjethe pemësh
të ulur në një stol qëndronim të dy,
shumë urime mora unë për ditëlindje
por asnjë urim nuk kisha marrë nga ty.

Ja u ngrite ti drejt pemës ece lehtë,
qeshe dhe më urove: “Ti u bëfsh njëqind!”.
Lart në qiell mes reve doli dielli rrezear,
pikat përmbi gjethe morën dritë.

Refreni:
Dhe erdhëm ne pranë e pranë
degën lehtë e shkunde ti,
qindra pika shiu mbi supe më ranë,
por jo s'u laga se ato
m'u bënë vite atë çast
që urimi yt m'i sillte fare pranë. (2 herë)

DËRGOI: