Ervin Bushati, Duet Me Këngëtarin Italian, B. Angel
20-1-2013
Këngëtari i njohur Ervin Bushati nuk ndalet me angazhimet e tij muzikore. Gjithmonë e shohim nëpër mbrëmje e koncerte si në vend, ashtu dhe jashtë në diasporë, dhe këto ditë ai është kthyer nga një tur koncertesh që ka pasur për festat e fundvitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Unë sapo jam kthyer nga një tur koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku isha për Vitin e Ri.
Shumë shpejt do të publikoj videon e radhës që është shkëputur nga albumi im më i ri, jam duke realizuar shumë koncerte live nëpër gjithë Shqipërinë e jashtë vendit gjithashtu", thekson Bushati, i cili tregon se këtë muaj do të udhëtojë drejt Italisë për të realizuar kështu një bashkëpunim në rrymën dance me një këngëtar italian. "Ka shumë gjasa që këtë muaj të udhëtoj drejt Italisë për të regjistruar dhe këngën më të re në bashkëpunim me një këngëtar të rrymës dance.
Këngëtari quhet B Angel dhe atje mendohet të realizohet edhe klipi i këtij projekti që do të jetë në dy gjuhë, në shqip dhe italisht. Më kanë nisur demon e këngës dhe për momentin po bëj përshtatjen e saj në shqip. Ka qenë thjesht një dëshirë e një producenti shqiptar që punon me artistët italianë dhe besoj se do të jetë një eksperiencë ndryshe për mua", tregon Ervini.

(Panorama)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0