>
BIOSHQIP

Etnon Po Përgatisin Albumin E Tetë

24-02-2013
Hip-hop grupi shqiptar, Etnon, ka konfirmuar se gjatë verës do të lansojë një album të ri, të tetin në karrierën e tyre.
Lajmin e ka konfirmuar Genc Prelvukaj me anë të Twitterit, ku ai ka paralajmëruar se grupi i njohur ndryshe edhe si “Etno Engjujt” po punon në albumin e tetë që do të lansohet verës.

Etnon kohë më parë lansuan albumin e shtatë, “7 Chapters” që ishte pëlqyër shumë nga publiku për hitet “Disponim N’Shihe” dhe “On Fire”.
(Telegrafi)

Etnon Po Përgatisin Albumin E Tetë