TEKSTESHQIP
Eva - Shume Te Dua Por S'te Kam
Eva
Shume Te Dua Por S'te Kam

Projekti muzikor është përcjellë tek artdhashësit në sferën vizuale me anë të një klipi muzikor, të cilin e përgatiti Pro Video. Ky videoklip u publikua më 12 Maj 2014. Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Kledi Bahiti, ndërsa për fjalët e këngës janë zgjedhur vargjet e shkruara nga Endrit Mumajesi.
Teksti :: Song Lyrics
Merja frymë tek ty çdo ditë
Zëri yt ishte motiv
Nuk mësova si të ndjej
Unë thjesht e dija

Gjysmën time unë s'e kam
Pse më pyet kot si jam
Kur e di se jeta ime
Më s'është e imja

Dhe më duhet ta pranoj
Se dikush që më mungon do mbetesh ti

REF:
Se për mua kishte kuptim
Ndaj dhe zemra ty tu dha
E kujtoj, më vjen të qaj
Të besova, ja ku jam

Sa për mua nuk ishte film
çdo dëshirë e fjalë që dhamë
Dhashë një jetë të them për ty:
Shumë të dua, por stë kam

Shumë të dua por s'të kam!

Shumë të dua por s'të kam...

Do mësohem me këtë fakt
Nuk e di si do ja dal
Të jetoj 1 ditë të qetë
Të jem sërish unë

Mbase loti është gabim
Kur e di, s'je fati im
Por të doja dhe kur ti
S'e meritoje

Dhe më duhet ta pranoj
Se dikush që më mungon do mbetesh ti

REF:
Se për mua kishte kuptim
Ndaj dhe zemra ty tu dha
E kujtoj, më vjen të qaj
Të besova, ja ku jam

Se për mua nuk ishte film
çdo dëshirë e fjalë që dhamë
Dhashë një jetë të them për ty:
Shumë të dua, por s'të kam

Shumë të dua, por s'të kam!

Shumë të dua, por s'të kam...

DËRGOI:
Rryma muzikore
Pop
Renditja
Top 200
Komente 0