Fatbardha Disho
Një Letër
Një Letër
Këngën e kompozoi Gazmend Mullahi.
Teksti :: Song Lyrics
Nënë po nis një letër
Si zogu krahëlehtë, që pret çdo agim.
Gjen tek letra ime
Plot këngë edhe gëzime
Një mall të ri, një këngë pambarim.
Vjen nga unë tek ti kjo dashuri e kohës sonë
Sot fluturon,
Plot me mall dhe dashuri ajo letër
Për tek ty po fluturon.
Jetë nga jet' e madhe merr kjo dashuri,
Si burimi i kaltër rrjedh nga unë tek,
Zemrat ndez o moj nënë sot kjo lumturi.
Bija jote e shtrenjtë sot po hyn në jetë
Ta dish, sa gëzon.
Mbrëmjet dhe mëngjeset
Më gjejnë në mes njerëzve,
Sa gaz dhe gëzim, një mall më pushton.
Vjen nga un'tek ti kjo dashuri...
Si zogu krahëlehtë, që pret çdo agim.
Gjen tek letra ime
Plot këngë edhe gëzime
Një mall të ri, një këngë pambarim.
Vjen nga unë tek ti kjo dashuri e kohës sonë
Sot fluturon,
Plot me mall dhe dashuri ajo letër
Për tek ty po fluturon.
Jetë nga jet' e madhe merr kjo dashuri,
Si burimi i kaltër rrjedh nga unë tek,
Zemrat ndez o moj nënë sot kjo lumturi.
Bija jote e shtrenjtë sot po hyn në jetë
Ta dish, sa gëzon.
Mbrëmjet dhe mëngjeset
Më gjejnë në mes njerëzve,
Sa gaz dhe gëzim, një mall më pushton.
Vjen nga un'tek ti kjo dashuri...
- Publikimi: 01/12/1981
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
Komente 0