Fatmira Breçani: Nuk Mund Të Quhesh Këngëtar Nese Kendon Playback
12-2-2012
Krijimtaria folklorike është cilësuar si një pasuri e çmuar e kulturës dhe traditës shqiptare, e cila është mirëpritur jo vetëm në skenat e vendit tonë, por ajo ka korrur sukses dhe në skena të tjera të botës. Folklori shqiptar me vallet dhe këngët popullore është përcjellë nga brezi në brez me gjithë madhështinë e tyre, por përballë këtij fakti edhe pse kemi më shumë se 20 vjet që kjo krijimtari vjen e çliruar nga ideologjia e kohës, për emrat e njohur të cilët e sjellin atë tek publiku nuk duhet të anashkalohen vlerat artistike.
Në skena të ndryshme sot janë emra të njohur të këngës, por përballë tyre nuk mungojnë dhe emra të cilët janë quajtur si pseudoartistë.
Skena sot prezanton dhe emra që nuk janë këngëtarë të mirëfilltë, gjë që ndikon tek krijimtaria artistike, ndërsa nuk është i paktë dhe dëmtimi i saj. Në jetën artistike shqiptare janë të njohur emra artistësh, të cilët me shumë fanatizëm dhe profesionalizëm e kultivojnë këngën shqiptare. Me një zë kumbues dhe energji në skenë, Fatmira Breçani do të ngelet një ndër këngëtaret më të spikatura të zonës së veriut. Vokali dhe tekstet e këngës që ajo interpreton janë në harmoni me njëra-tjetrën. Në një prononcim të saj, këngëtarja e njohur popullore duke folur për vlerat dhe dëmtimet e krijimtarisë, pohon se është krenare për këngën që interpreton, ka shumë besim tek vetja dhe tek aftësitë e saj, dhe thekson se është besnike e këngës së mirëfilltë popullore shqiptare. Për këngëtaren e njohur gjithkush ka preferencat e veta, por ajo ndihet shumë mirë kur publiku e pret dhe e vlerëson për atë krijimtari artistike popullore që ajo sjell para tyre. "Në jetën time artistike unë kurrë nuk kam devijuar nga krijimtaria e mirëfilltë shqiptare. Ata që e kanë ngadalësuar kërkesën e këngëtarëve të mirëfilltë të krijimtarisë popullore, veç atyre që konsiderojnë veten këngëtarë por që në fakt nuk janë të mirëfilltë është dhe media, e cila në shumë raste i ka dhënë shumë prioritet atyre duke i promovuar", pohon këngëtarja e njohur. Kënga sot dëgjohet, por zëri i njohur i këngës popullore pohon se i vjen keq që shumë këngë kanë devijuar nga tabani kombëtar popullor. "Më vjen keq kur përkthehet një këngë turke apo sllave dhe ajo vjen si këngë shqiptare, kjo i bën dëm krijimtarisë sonë. Unë mendoj që duhet të këndohet në gjuhën greke apo sllave, por jo ta prezantojë si këngë shqiptare. Unë jam kundra këtyre këngëve që vijnë dhe quhen si këngë shqiptare. Kjo i humbet shumë vlerat e tabanit popullor shqiptar", pohon këngëtarja Fatmira Breçani, e cila vjen me këtë prononcim në vijim të reagimeve të këngëtarëve të tjerë të njohur, që kërkojnë që në skenë të jenë zëra të vërtetë dhe modelet më të mirë të krijimtarisë popullore.
Artistët e rinj dhe folklori
Në tregun muzikor shqiptar sot kemi një dyndje të emrave që prezantohen si këngëtarë të mirëfilltë, por që zëri i tyre nuk e përballon dot interpretimin live, ndërsa këngëtarët e vërtetë pohojnë se ata janë larg profesionalizmit. Këngëtarja Fatmira Breçani, duke folur për krijimtarinë artistike pohon se pseudokëngëtarët nuk shmangen dot nga tregu dhe për këtë fajëson dhe kompozitorët. "Mendoj se në skenë duhet kënduar vetëm live, për mua nuk mund të quhesh këngëtar me playback. Unë vetë këndoj live para publikut, këndoj e shoqëruar me orkestër. Folklori shqiptar sot po dëmtohet nga ata që nuk janë këngëtarë të mirëfilltë, por një pjesë të përgjegjësisë i takon dhe kompozitorëve, pasi ka raste që me realizimet e tyre ata e dëmtojnë krijimtarinë popullore. Artistët e rinj, të këndojnë vetëm shqip. Ta duan dhe ta ruajnë folklorin shqiptar. Kryesorja është zëri. Pa zë nuk mund të jesh dhe as të bëhesh kurrë këngëtare", pohon këngëtarja. Mesazhi i këngëtares së njohur nuk është më i paktë se sa artistët e tjerë të vërtetë të skenës popullore, pasi edhe pse ka emra që e ruajnë dhe e përçojnë më së miri folklorin shqiptar, duket se tregu i sotëm u ka krijuar shumë hapësira pseudoartistëve, që po e dëmtojnë krijimtarinë popullore.

(Julia Vrapi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 1