TEKSTESHQIP

Fatmira Breçani
Tri Kala Presin Nje Nuse
Lyrics

Një nuse presin,presin tri kala,
Pyesin njëra-tjetrën: a e keni pa?
Krushqit i kem thirrë,dasma ka fillue,
Bane gati nusen,s'duhet me vonue!

Te kalaja e parë,n'Janinë m'zuni nata,
Ani isha vetëm, vetëm un' e ngrata
Shqip më folën gurët: mos u tremb moj bijë,
Se shqip flet guri,ktu në Çamëri!

Refreni:
Dilni e prisni,se nusja është nisë,
A i ndjeni tupanat që bien në Drenicë?
Dilni ju shqiptarë,se nusja po vjen,
Se kuvendin,prap e kem' n'Prizren!

Ani ishte natë,ishte natë e vonë,
Te kalaja e dytë,shkova në Tetovë,
Atje dilte tym,edhe flakë e kuqe,
Mos u tremb moj bijë,janë vello pêr nuse!

Te kalaja e tretë,n'Ulqin un'mbërrita,
Dita ishte natë,e natë ishte dita,
Shqip më foli deti: Ty të kemi pritë,
Njëqind e sa vjet,e kem pritë kët ditë!

Refreni:
Dilni e prisni,se nusja është nisë,
A i ndjeni tupanat që bien në Drenicë?
Dilni ju shqiptarë,se nusja po vjen
Se kuvendin,prap e kemi n'Prizren!
INFO
Kënga vjen si kompozim nga Skender Doshlani, ndërsa teksti është marrë përsipër nga Hamit Aliaj.