Festivali i 49-të në RTSH
Këngëtarja Aurela Gaçe është fituesja e çmimit të parë në edicionit të 49-të të Festivalit të Këngës në RTSH, kënga e së cilës do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e këngës “Eurovizion”.
Kënga me titull “Kënga ime”, është shkruar nga Sokol Marsi, ndërsa kompozimi dhe orkestrimi është realizuar nga Shpëtim Saraçi.
Gaçe pas tërheqjes së çmimit u shpreh se edhe pse kishte hequr dorë nga festivalet, falënderoi kompozitorin Saraçi që i ofroi këngën dhe i dha këtë mundësi, shkruan ATSH.
Çmimin e dytë të festivalit e mori dueti i Alban Skënderaj dhe Miriam Camit me këngën “Ende ka shpresë” shkruar dhe kompozuar nga vetë ata.
Ndërsa çmimi i tretë i festivalit i shkoi këngëtarit Saimir Braho me këngën “Shtegtar i jetës sime”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë ai, ndërkohë që kënga është kompozuar nga Endri Sina.
Në mbrëmjen e së shtunës, që ishte edhe nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH, konkurruan 18 këngë dhe interpretuan këngëtarë si: Françesk Radi me “Kemi dasëm’o”, Dorian Nini me “Mirësevini në Shqipëri”, Marsida Saraçi me “Vetëm s’jemi në botë”, Dorina Garuci “Mirëmbrëma engjëlli im”, Kamela Islamaj me “Jetova për ty”, Selami Kolonja me “Ëndërr Kosovare” etj.
Në natën e parë dhe të dytë të festivalit u prezantuan nga 19 këngë, 3 prej të cilave në çdo natë ishin nga kompeticioni i të rinjve, nga të cilët vetëm dy prej tyre shkuan në natën finale.
Ky edicion i 49-të u drejtuar nga këngëtarja Jonida Maliqi, këngëtari operistik Josif Gjipali dhe aktorja Mirela Naska.
Drejtor artistik i festivali ishte kompozitori Edmond Zhulali, regjisor Bojken Lako, skenografia ishte realizuar nga Bashkim Zahaj pjesë e së cilës ishte edhe Orkestra Simfonike e RTSH-së, e cila shoqëronte këngëtarët që interpretuan live.
STAFI
Drejtor i Festivalit: Petrit Beci
Drejtor artistik: Edmond Zhulali
Regjisor: Bojken Lako
Skenograf: Bashkim Zahaj
Skenari: Iva Tico/Zefina Hasani
Dirigjent: Jetmir Barbullushi/Oleg Arapi/Gridi Kraja
Orkestra Simfonike e RadioTelevizionit
Prezantues: Josif Gjipali/Jonida Maliqi/Mirela Naska
ÇMIMI I PARE
Titulli i këngës: Kenga ime
Muzika: Shpetim Saraci
Teksti: Sokol Marsi
Këndon: Aurela Gace
Orkestruesi: Shpëtim Saraçi
ÇMIMI I DYTE
Titulli i këngës: Ende ka shprese
Muzika: Alban Skenderaj & Miriam Cani
Teksti: Alban Skenderaj & Miriam Cani
Këndon: Alban Skenderaj & Miriam Cani
Orkestruesi: Alban Skenderaj & Miriam Cani
ÇMIMI I TRETE
Titulli i këngës: Shtegetar i jetes time
Muzika: Endri Sina
Teksti: Saimir Braho
Këndon: Saimir Braho
Orkestruesi: Endri Sina
Festivali i 49-të në RTSH (Tekste & Video)
- 1Mbi Xhaketen TimeDenis Hasa(Muz.: Xhavit Ujkani, Tex.: Ismail Kadare, Ork.: Sokol Marsi)
- 2Endrrat EkzistojneMegi Laska
- 3Lutjes Apo DashuriseBlerina Shalari
- 4Ti Ishe KryeveperKujtim Prodani
- 5Nuk Je KetuIlir Kazaferri
- 6Jetova Per Te DyKamela(Tex.: Olti Curri)
- 7Leter Per TyEmi Bogdo
- 8Pasuri E PasuriveMaria Prifti
- 9MariOrges Toçe
- 10DriteAlbi Xhepa & Sam Jaupaj
- 1124 OretAdhurim Demiri
- 12Te Jemi Te DyBledi Polena
- 13Marmara (Enderr Kosove)Selami Kolonja
- 14Shtegetar I Jetes TimeSajmir Braho
- 15Vetem S'jemi Ne BoteMarsida Saraçi(Tex.: Arben Duka)
- 16PraneKejsi Tola
- 17Me Cilin Rri Ti DashuriHersiana Matmuja(Muz.: Gent Myftaraj, Tex.: Agron Tufa, Ork.: Gent Myftaraj)
- 18Dimer Ne ShpirtMateus Frroku
- 19Mirmbrema Engjelli ImDorina Garuci
- 20EgoistSonila Mara
- 21SonteEvans Rama
- 22Vetem TiKlajdi Musabelliu
- 23Dikur BesojaArdita Tusha
- 24Kemi Dasem' OFrançesk Radi
- 25Miresevini Ne ShqiperiDorian Nini
- 26Ne Krahet E TuaGoldi Halili
- 27Tek Ti Gjeta DashurineRudina Delia
- 28FamErnis Çili & Onanta Spahiu
- 29E Bukura Dhe BishaBesa(Muz.: Besar Likaj, Ork.: Alban Male)
- 30Stuhi Dhe DiellEntela Zhula
- 31Bota.com.vetmiAgim Poshka
- 32Nje DashuriEnkelejda Arifi(Muz.: Adrian Hila)
- 33E Diela Pa TyHeldi Kraja
- 34Dashuri Pas EmritEtmond Mancaku
- 35PerjetesiMarjeta Billo
- 36RastesiXhejsi Jorgaqi(Muz.: Genti Lako, Tex.: Jorgo Papingji, Ork.: Genti Lako)
- 37Kenga ImeAurela Gaçe(Muz.: Shpëtim Saraçi, Tex.: Sokol Marsi)
- 38Ende Ka ShpreseAlban Skënderaj & Miriam Cani
Komente 0