Më mbaj mend (për 1 muaj)

Fidan Ahmeti - Zemra E Punetorit Lyrics

Nuk ka akoma asnjë votë


Kur takon në rrugë punëtorin
Mos kalo pa e përshëndetur
Se nga puna e tij është hapur
Rruga ku je duke ecur
E ka ndarë trupin nga shtrati
Kur të tjerët në gjumë ishin
Edhe fëmijët e tij kanë dashur
Kur zgjohen në shpi ta kishin

Ref.

Për fëmjë duart i çahen
Për fëmijë buzët i thahen
Për ta kohën bën kurban
Por me ta kohën s’e ndan
Bëj siç thotë profeti i dashur
N’daç me pasë zemrën gjallë
Jepjani hakun punëtorit
Pa iu tha djersa në ballë

I ka puthur fëmijt e tij
Kur ata nuk e kanë pare
Bëja ti të bukur ditën
Duke I thane puna e mbarë
Edhe nës s’thotë mbarë paç
edhe nëse s’të buzëqesh
Mos e gjyko kurrë punëtorin
Kur n’vend tij nuk mund të jesh

Puna e rëndë në gjitha stinët
Rrobat krejt ia ka ngjyrosur
Por më mire rrobat me njolla
E zemrën të panjollosur
Punon që ftyrat e fëmijëve
Pa buzëqeshje mos me mbetë
Prandaj fytyrat e tyre
Më së paku i sheh në jetë

Edhe po gaboi punëtori
Ruje zemrën nga zemërimi
Sikur të mos ishte puna
S’do të ndodhte as gabimi
Se ofshama e punëtorit
Është e heshtur, por e thellë
Me u lute zemra e thyme
Ta djegë token me gjithë qiell.




Fidan Ahmeti
Publikimi: 27/04/2022
Muzika: Fatmir Muja
Teksti: Fatmir Muja
Orkestrimi: Agon Neziri
Produced By Fatmir Muja & Bik


Fidan Ahmeti - Zemra E Punetorit
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Zemra E Punetorit".
3. Video është e këngës "Zemra E Punetorit", por nuk këndohet nga Fidan Ahmeti.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Fidan Ahmeti:


Komente 0