>
BIOSHQIP

Fikret Bislimi Sjell Freski Me Albumin Live

06-07-2016
Këngëtari tashmë i njohur i muzikës popullore, Fikret Bislimi sapo ka edituar albumin me 12 këngë. Në të janë të përfshira këngë të ahengjeve të ndyshme tradicionale familjare, dhe të mbrëmjeve të ndryshme muzikore, të cilat janë kënduar mjeshtërisht nga artisti ynë. Në realizimin e këtij mega projekti kontribuan personazhe të njohur për ne, duke filluar me orkestruesin e këngëve Alban Bislimin, meritë për klarinetin dhe saksofonin ka Ekrem Kryeziu, masteri nga Hekuran Prenaj, këngë këto të gjitha të inçizuara në "Alb Studio" dhe "Melosi" në Prishtinë. Meqë koncepti, ndryshe nga përfytyrimet, pasqyron brendinë e sendeve, kuptojmë se Fikreti e ka konceptin se ç'rëndësi ka kënga shqipe, dhe kënga e përpunuar të cilën na e ka pasqyruar në këtë album, me ç'rast thënia se të rinjtë s'kultivojnë vlera, bie poshtë. Nuk do ngelet me kaq, Fikreti po planifikon një klip të ri, por tani na ngelet të shijojmë këtë album plot me fllad veror i cili editohet nga produksioni muzikor, EMRAMUSIC, në të gjitha pikat e shitjes në mbarë Kosovën! Ndërsa albumin në tërësi do t'mund ta dëgjoni edhe në kanalin zyrtar në youtube: Fikret Bislimi official!
(Arsim Kolari - TeksteShqip.com)

Fikret Bislimi Sjell Freski Me Albumin Live