Flaka Krelani Nuk Dëshiron Të Largohet Nga “Dancing 4”
18-12-2013
Java e shtatë e spektaklit “Dancing With the Stars” ka qenë një sfidë për konkurrentët që tashmë po garojnë për çmimin e madh.
Mbrëmja e së hënës ka qenë emocionuese jo vetëm për rikthimin e këngëve “hit” të viteve ’80, por edhe se në fund të këtij spektakli në “Danc Off” janë vënë përball njëri-tjetrit dy personazhe mjaftë karizmatik të këtij edicioni, Flaka Krelani dhe aktorit Albano Bogdos, një sfidë që çoi në eleminimin e këtij të fundit.
Në këtë sfidë edhe kryetari i jurisë Shaqiri kërkoi që të dy personazhet vip të “Dance Off-it” të qëndronin në garë pavarësisht pikëve të marra, produksioni nuk fali.
Këtë mbrëmje, pas eleminimit të aktori Bogdo, produksioni zbuloi se për 5 vipat e eleminuar ka endë shpresë.
Një votim u çel për ta në fund të spektaklit, i cili do të jetë i hapur përgjatë gjithë javës, duke berë që në mbrëmjen e radhës, dy më të votuarit t’i rikthehen garës së “Dancing 4”.
Pjesëmarrja në spektaklin “Dancing With The Stars” bëri që Flaka Krelani të jetë më afër se kurrë më parë me publikun shqiptar. Ajo i ka befasuar të gjithë me performancat e saj në skenë. Këngëtarja e talentuar nga Kosova kërcen aq mirë saqë shpesh na bën të harrojmë që baleti nuk është fusha e saj. E vetëdijshme për këtë aftësi të pazbuluar deri më tani, Flaka u bë pjesë e garës së kërcimit duke triumfuar nga nata në natë. Por, a do t'i mjaftojë kjo që këngëtarja të marrë kupën e fitores. Në këtë pikë Flaka është dyshuese, pasi votat nga publiku nuk janë ende të mjaftueshme. Sido që të shkojë, tani e tutje nuk do të dëgjojmë më vetëm zërin e saj mahnitës, por do të shohim edhe performanca të shkëlqyera kërcimi, cilado qoftë skena ku Flaka do të shkelë. Në pyetjen e Balkanweb, se a e merr malli për Kosovën, Flaka u përgjigj se e merr shumë malli, sidomos për familjen, kurse sa i përket Tiranës thotë se në kryeqytetin e Shqiprisë ka shumë miq, por më e rëndësishme është që këtu ka edhe një "familje të dytë", që janë dy kushërinjtë e saj. Shumicën e kohës tash e dy muaj të qëndrimit të saj e kalon me ta. “Jam shumë e lumtur që në familjen e babait tim ka pasur dhe ka njerëz kaq engjëllor. I falënderoj që ekzistojnë”, tha Flaka.

(shqiptarja/Balkanweb)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0