TEKSTESHQIP
Flamur Kasami - Rrushi I Hidhur
Flamur Kasami
Rrushi I Hidhur

Pasi u plotësua me të gjithë komponentët e saj, krijimi muzikor është lansuar tek audienca e gjerë i punuar me mjaft shije me një videoklip muzikor, video produksionin e të cilit e punoi Imagine Films. Videoklipi u publikua me datë 13 Janar 2023. Për muzikën dhe për tekstin është përkujdesur Fatmir Muja, teksa këngën e orkestroi Shpeta Sound.
Teksti :: Song Lyrics
Një burrë fukara, me zemër të pasur
Selamin ia dha Profetit të dashur
O Resulullah, kam ca rrush të thatë
Pranoje prej meje i tha si dhuratë
Lajmëtari i Mëshirës me dashamrësi
E pranoi dhuratën nga duart e tij
Me lutje, urata burrin e bekoi
Dhe me bismilah, rrushin e shijoi

Burrit fukara zemra i gufoi
Kur Profeti i dashur dhuratën pranoi
N'fytyrën e tij buzëqeshja u ngjall
Pejgamberi merr veç ushqim hallall
Pejgamberi i dashur rrushin po e hante
Mirëpo asnjë kokërr me shokët s'e ndante
Ata po e shihnin të gjithë të habitur
Asnjëherë s'kish ndodhur t'mos ishin gostitur

Burri fukara, iku i gëzuar
Por sahabët mbetën krejt të hutuar
Pejgamberi i dashur e kuptoi kureshtjen
Me zërin e bukur e qëndisi heshtjen
Rrushin që ma dha ky burrë zemërgjerë
Nuk munda ta ndaja me ju këtë herë
Ishte shumë i hidhur dhe po ta shijonit
Kisha frikë pa dashje zemrën do t'ia lëndonit
Më mirë është idhtësia të durohet
Se zemra e robit të lëndohet.
Komente 0