Florent Abrashi: “është Rritur Dukshëm Interesimi I Femrave Ndaj Meje“
26-4-2014
Këngëtari Florent Abrashi, ndonëse i ri në skenë, ka arritur që të bëhet njëri ndër emrat më të ftuar nëpër mbrëmje të ndryshme ‘live’. E ndonëse fokusi i tij për momentin është konkurrimi në ‘Top Fest’, ai për Tribuna ka shpalosur edhe shumëçka rreth planeve muzikore e jetës së tij private
Është zgjedhur si zëri më i mirë shqiptar në mesin e shumë konkurrentëve të tjerë. Është ky këngëtari Florent Abrashi të cilin së fundmi e kemi parë duke garuar në festivalin ‘Top Fest’ me këngën ‘Nuk dua të jem’, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë ai.
E përveç fokusit të tij në këtë garë, Abrashi për gazetën Tribuna ka shpalosur edhe planet e tij më tej, "Jam duke u marr me muzikë vazhdimisht. Por njëherë për njëherë ende nuk i jam duke punuar në realizimin e ndonjë kënge të re. Kënga më e re të cilën e kam realizuar është ‘Nuk dua të jem’, me të cilën po marr pjesë në Top Fest", ka thënë Abrashi në fillim të bisedës.
Ndërkaq sa i përket pritshmërisë së tij në pjesëmarrjen e ‘Top Fest’, këngëtari tregohet optimist, madje nuk heziton të thotë që kënga do të prek finalen." Kënga po pritet shumë mirë nga publiku. Mendoj që do ta prekim edhe finalen e këtij edicioni, pasi që kënga po pëlqehet shumë. Jam shumë i kënaqur për përkrahjen që më kanë dhënë dhe e vlerësoi shumë mbështetjen e tyre".
‘Nuk këndoj më vetëm në Prishtinë e Gjakovë’
E ajo që tash e sa kohë po përmendet në masë është edhe bashkëpunimi me këngëtarin Sidrit Bejrein të cilin Florenti e ka pasur mentor në ‘Voice of Albania’. Ndërsa për këtë vetë këngëtari thotë, "Bashkëpunimi me Sidritn ende nuk ka përfunduar tërësisht sepse kemi qenë shumë të zënë me punë edhe unë edhe Sidriti. Pjesën time e kam përfunduar, ndërsa tash po presim që kur të ketë kohë Sidriti ta kryej pjesën vet. Kënga pritet të përfundoj së shpejti. Pastaj duhet të flasim rreth realizimit të klipit", ka nënvizuar ai duke shtuar tutje. "Kënga do të jetë baladë por do të ketë edhe disa pjesë ritmike në te. Kemi vendosur ti kombinojmë këto dy zhanre në një këngë e cila pritet të dal në treg së shpejti" , është shprehur Florenti duke theksuar se të gjitha projektet e reja të këngëtarit do t’i realizoj pas përfundimit të festivalit ‘Top Fest’.
E ndonëse i ri në skenë, Florenti bën me dije se është i angazhuar vazhdimisht nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore ‘live’ si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri. "Për momentin jam duke u munduar ta bëjë një baraspeshim të këtyre dy vendeve. Mirëpo nuk e mohoi që më shumë jam i pranishëm në Kosovë pasi që ka më shumë kërkesa. Tashmë kam filluar të këndoj edhe nëpër vendet tjera e jo siç kamë kënduar më parë vetëm në Gjakovë e Prishtinë. Tani jam i pranishëm edhe në Prizren, Pejë, Lipjani e bile edhe nëpër Maqedoni".
E përveç ofertave për mbrëmje muzikore Florenti tregon se edhe pëlqyeshmëria e anës së butë kundrejt tij është rritur. "Po është rritur dukshëm interesimi i femrave. Besoj që është normale pasi që tashmë jam i pranishëm më shumë neper televizione dhe më njohin më shumë" , ka thënë ai, ndërsa ka treguar se pavarësisht interesimit të femrave tek ai ende nuk ka asgjë të re.
Ndryshe në fund të bisedës Florenti nuk ka harruar të falënderoj edhe të gjithë kolegët e tij të cilët sipas këngëtarit i akne ofruar përkrahje pa fund. "Qysh në fillim kam marr përkrahje të madhe nga të gjithë artistët e skenës sonë muzikore. Më ka ndihmuar shumë përkrahja tyre dhe nuk mund pa i falënderuar shumë të gjithë."

(Majlinda Llapashtica)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0