TEKSTESHQIP

Flori “E Kall“ Ferizajin

28-7-2015
Flori “E Kall“ Ferizajin
Këngëtari dhe kompozitori i suksesshëm Flori Mumajesi është tejet i kërkuar për koncerte gjatë sezonës së verës. Së fundmi ai ka qenë i pranishëm në një koncert në Ferizaj ku ka performuar në një nga diskotekat më të mëdha atje.

Flori ka publikuar në rrjetin e tij social në Instagram një foto ku shihet duke e ndezur në maksimum atmosferën dhe duke argëtuar fansat që kishin ardhur për ta parë.
"Faleminderit te gjithe ju qe ishit sonte ketu" - ka shkruar Flori Mumajesi në mbishkrimin e fotos.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0