Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Flori Mumajesi I Revoltuar: Serbët Nuk Fituan Vetëm Ndeshjen…


Nuk ka akoma asnjë votë

[10-10-2015]
Edhe këngëtari Flori Mumajesi duket i revoltuar nga humbja e ndeshjes me Serbinë dhe arrestimi i Ballist Morinës.

“Per 24 ore te bejne hero dhe per 24 ore te rrezojne perseri?!
Keta jemi ne?!

Nuk jam ndjere kurre me shume krenar ne jeten time se ajo dite qe u ngrit ai flamur ne mes te Beogradit…

Sot kur e shikoj ne lajme Ismail Morinen me behet akoma edhe me e hidhur humbja, prandaj zgjedh te mos hesht per shqiptarin tim, patriotin e vertete dhe me te kercenuar ne shqiptari per jeten e tij. Ne nuk kishim mundesi ta mbronim jeten e tij, prandaj mbase dhe ai nuk kishte zgjidhje tjeter per tu vetmbrojtur. Mbase edhe une do te beja te njejten gje, cilido nga ne mbase do ta bente, por sot te pakten kemi mundesi qe sado pak ta mbrojme lirin e tij. Mjafton vetem te mos heshtim! Ne jemi te lire ndersa ai jo! Kete here mundemi ta mbrojme ate duke i harxhuar 2 minuta nga jeta jone ne mbeshtetje te tij sepse nganjehere populli eshte gjygjtari i vertet.

Ismail Morina ”BALLISTI” nuk eshte kriminel.
Personalisht kur e pash ne lajme pas hekurave dhe i kerkuan te heqe bluzen e kuqe me Shqiponje, ndjeva se serbet nuk fituan vetem ndeshjen, por po fitojne edhe ate copez krenari te cilido nga ne, te cdo shqipetari,” shkruan ai në Instagram.
 (Indeksonline)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet