>
BIOSHQIP

Fansi Jep Intervistë Në Vend Të Florit

16-06-2012
Duhet të jetë ndjerë vërtet i acaruar kur ka lexuar një intervistë të cilën nuk e kishte dhënë vetë ai. Ky incident i çuditshëm i ka ndodhur producentit Flor Mumajesi, të cilit i ka rënë në dorë një intervistë në mediat kosovare. Producenti i njohur nuk ka kontaktuar asnjëherë me gazetarët e kësaj gazete e aq më pak të japë një intervistë për ta.

Mesa duket i gjithë keqkuptimi ka ndodhur me gazetarin dhe një fans të Flor Mumajesit, i cili ka hapur një profil fallco për producentin. Gazetari nga Kosova, duke mos pasur një pikë tjetër kontakti me producentin e ka kontaktuar nëpërmjet Facebook- ut, por jo atij të vërtetit, por të profilit fallco. Kështu, në vend të intervistonte Florin, gazetari ka intervistuar fansin e tij, i cili është përgjigjur në vend të artistit.

Intervista ka përfunduar në portalin online të gazetës e më pas edhe në vëmendjen e Florit, i cili është çuditur jashtë mase kur ka lexuar përgjigjet që nuk i kishte dhënë kurrë ndonjëherë në jetën e tij. Ndërkaq, për sa i përket projekteve muzikore të reja të producentit, më i fundit është një këngë në bashkëpunim me reperin nga Kosova, Capital T.
(Bluetooth)

Fansi Jep Intervistë Në Vend Të Florit