>
BIOSHQIP

Kujt I Thotë “Të Dua” Flori?

16-08-2012
Ka intriguar jo pak njerëz deklarata e kantautorit të hiteve, Flori Mumajesit, në Facebook. Krijuesi i dhjetëra hiteve në Shqipëri ka shkruar disa herë "Të dua" në profilin e tij privat dhe siç mund ta mendoni, kjo deklaratë i adresohet një femre, asaj që ia ka vjedhur zemrën Florit. Kënga e tij e fundit "Me zemër" është më e klikuara dhe më e pëlqyera e javës; të gjithë e komentojnë këtë gjetje gjeniale të Florit, si për nga ana melodike ashtu edhe për nga fabula. Flori Mumajesi ngjalli jo pak diskutime gjatë javës së shkuar me një intervistë bombastike që dha për "Bluetooth", ku foli gjatë edhe për dashurinë, të cilën ai donte ta ruante brenda zemrës së tij, por që siç duket s'paska duruar dot dhe paska shpërthyer në publik. Detyra jonë e radhës, është të zbulojmë se cila vajzë ia ka marrë zemrën Florit, të adhuruar dhe pëlqyer gjerësisht nga publiku femëror.
(Bluetooth)

Kujt I Thotë “Të Dua” Flori?