TEKSTESHQIP
Flori, Elvana, Orinda & Julka - Parajsa
Flori, Elvana, Orinda & Julka
Parajsa

Për muzikën, për fjalët e këngës dhe për orkestrimin u kujdes Flori Mumajesi.
Teksti :: Song Lyrics
[Orinda Huta:]
Sa djersë u derdhën në netët e ftohta,
Nga ngrohtësia e trupave lëshuar
Më duket sikur ish veç një ëndërr
E jo një çast i përjetuar.
Sa fjalë u thanë me zë të ëmbël,
E sa buzët belbëzonin
Të kemi parë vallë parajsën
Paraardhësit s'do të na besonin

[Flori:]
U thanë vargje për poezi,
Që poetët shumë kërkuan.
Nuk patëm faj as unë as ti,
Nga thellësi e shpirtit buruan.
Kërkoj fjalë të them,
Sa shumë të ndjej -
- Si poetët dhe unë të gaboj.
Ka shumë pak fjalë magjike në jetë:
Të dua, të adhuroj!

[Elvana Gjata:]
Jam une! (hey) - ajo që ty të ndjenë më shumë
- të ndjenë me shumë..
Me bardhësin që më rrethon,
je ti drita ime që me vërbon..
Je ti, je ti, je ti - je vetëm ti!..

[Julka:]
E dua bukurinë tënde kur ti zgjohesh në mëngjes,
janë puthjet e tua, që më japin jetë!
Aromën tënde trupi im e kërkon,
të dua, të dua - por kaq nuk mjafton..
- nuk më mjafton..
E dua bukurinë tënde kur të zgjohesh në mëngjes,
janë puthjet e tua, që më japin jetë!
- më japin jetë..
Aromën tënde trupi im e kërkon,
të dua, të dua - por kaq nuk mjafton.
(të dua, të dua.. ) - Të duaa!..
Por kaq nuk mjafton (nuk më mjafton)-

* të kemi përball parajsën - paraardhësët da s'do na besonin *

DËRGOI:
Komente 0