TEKSTESHQIP
Florinda Gjergji & Ndrek Gjergji
Lule Te Bukura Sjell Pranvera

Këngën e kompozoi Mark Kaftalli, ndërsa autor i tekstit rezulton të jetë Çesk Ndreca.
Teksti :: Song Lyrics
Gurre dashnije je o vashe per mue
je burim i lumtunis
or't ma t'buk'ra me ty kam kalue
n'krah't e tu tuj u molis.

Ref.: Oh sa and'rra, sa kujtime
ka prej tejet zemra ime
qe na lidhen mos me u nda
syni i han's veç i ka pa.

Lule t'buk'ra sjell pranvera
bashk me ty dhe g'zime t'tjera
dalim fushash me i shijue
un me ty e ti me mue.

Sonte hana djal asht tuj m'diftue
per shum' t’ri si un me ty
ndoshta me zili asht tuj shikjue
pse s’ka shok n’dashni me shfry

Ref.: Oh sa and'rra, sa kujtime etj.

Qifte t'buk'ra sonte paskan dal'
pa zili rrin tuj shikjue
kah sho-shojt i flasin t'amblat fjal'
t'lum' si sot gjithmon' me shkue.

Ref.: Oh sa and'rra, sa kujtime etj.
Komente 0