TEKSTESHQIP
Franc Koruni - Kush Jam Unë
Franc Koruni
Kush Jam Unë

Komponues i muzikës dhe autor i tekstit është vetë artisti, teksa producenti audio i këngës është Shpëtim Saraçi.
Teksti :: Song Lyrics
Kam, një shkak, që po më shtyn të vjell ca fjalë
Poshtë, në bark, janë mbledhur që nga klasa e parë
Rrugët po ndizen, nga vera plot me drita
Tani fillon disheza, zgjidhe rripin nga ndërgjegjia

Kam, inat, të gjithë ata që nuk më ngjajnë
Po, prapëseprapë, që t'ju largohem nuk ma mban
Ti qëndron përkulur, me vështrimet, e tua
Unë se rruaj mjekrën pa zbuluar pse po vuaj

Më kanë thënë që i ngjaj dikujt por akoma nuk di
Se kush jam unë, se kush jam unë
Dashurinë, e dua, të dua, ndaj dua të gjej, një arsye të vlefshme
Të shkatërroj, k'të mburojë, që nuk jam unë

Më shurdhoi kjo mendja jote kaq e aftë
S'di ku të shkoj si ti si nafta ka cmim të lartë
Duhen ca pushime nga jeta "e lumtur"
Të dal në sipërfaqe pak më parë se të jem mbytur

Më kanë thënë që i ngjaj dikujt por akoma nuk di
Se kush jam unë, se kush jam unë
Dashurinë e dua, të dua, ndaj dua të gjej, një arsye të vlefshme
Të shkatërroj, k'të mburojë, per ty per ty per ty

Më kanë thënë që i ngjan dikujt, por akoma nuk di
se kush je ti, se kush je ti
Dashurine e duam, ti duam, ndaj duam të gjejmë, një arsye të vlefshme
Të shkatërrojmë, këtë mburojë, që nuk jam unë
Që nuk je ti
Që nuk jam unë

Që nuk je ti
Që nuk jam unë

Që nuk je ti
Që nuk jam unë

Që nuk je ti
Që nuk jam unë

Që nuk je ti
Që nuk jam unë

Që nuk je ti
Që nuk jam unë

Që nuk je ti
Komente 0