TEKSTESHQIP

Franc Koruni
Shqip
Lyrics

A ka një vend si ky të bukur në botë
Ku ritmi i diellit më mban zemrën dhe kur ka erë të fortë?
A ka?
A ka kaq male që po i bëjnë jehonë
Një të shkuare gjeniale që u ndryshk pak më vonë?
Ky është vendi jonë, është vend i mirë, është vend i keq, kush e di
Ka shumë mendime që s’përputhen që nga jugu në veri
Më mirë shih çfarë ndodh deri tek pragu jot i derës
Kush e zgjodhi k’të fjali i vuri kyç vëllait të tij
Atëherë më mirë shko dhe shih diku të gjesh të ngjashmit
Dhe se shqip, shqip, shqip, shqip nuk do flasin

Nëse jeta vlen me më shumë para
Kujdes të mos pendohesh për djersën që pikove
Në k’të vend ku i vetëm nuk ecet përpara
Nëse nuk sheh të mirën dhe të atij që ti ke në krah

A kam të drejtë të them që nuk kam të drejtë
Të pretendoj nga pushtetarët atë që nuk bëj vetë
Nuk bëjmë!
Nuk bëjmë asgjë që nuk na jep garanci
Ti zemra imë hiqe vellon se për pak do të vij
Do vijë një kohë, do vijë një këngë, njëqind dishepuj të pavend
Kam dëgjuar kotmëkot
Tani me ty e marr me mend
Që ky vend nuk ka nevojë për njëzet e tetë monedha
Por për mend, mend, mend, mend të pablera