Më mbaj mend (për 1 muaj)


Hetohet Këngëtari Frederik Ndoci, Telefonatë Me Trafikantin

Nuk ka akoma asnjë votë

[23-09-2015]
Një material hetimor i mbërritur nga drejtësia Hollandeze, ka bërë që prokuroria e Tiranës të nisë verifikimet për këngëtarin e mirënjohur shqiptar Frederik Ndoci.

Numri i celularit të artistit Ndoci, rezulton të ketë dalë gjatë hetimeve të kryera nga prokurorët Hollandezë, të cilët po investigonin veprimtarinë e një shqiptari të quajtur Fatlum Kadija alias Olti Kadija nga Shkodra, por banues në Tiranë.

Gjithmonë sipas materialit hetimor të mbërritur nga Hollanda në Shqipëri, Fatlum Kadija rezulton i dënuar për një vrasje në vitin 2002 dhe se ka lidhje të forta me një organizatë kriminale që veprimtarinë e saj e ka në trafikun e narkotikëve dhe ku drejtuesit e saj janë nga Fieri.
 (-)



Komente mbi këtë artikull