TEKSTESHQIP

Frederik Ndoci Bëhet Baba Për Herë Të Dytë

25-7-2012
Frederik Ndoci Bëhet Baba Për Herë Të Dytë
Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Frederik Ndoci është bërë baba për herë të dytë. Pas vogëlushes Marilu, Frederiku është gëzuar me një djalë të vogël që e ka quajtuar Nikolo. Ka qenë motra e tij Rita Ndoci ajo që ka bërë publik lajmin.

Me anë të një statusi në Facebook, Rita shkruan: "Miq e mikesha te dashtuna, sot Alises, Frederikut, Zoti i ka bere peshqesh nje femije dhe Mariluse nje vella...Nikolos i urojme jete te gjate. U rrit'te me nene, babe dhe moter. Qofte i lumtur e i gezuar ne jete. Mireseerdhe ne familjen NDOCI...o shume i prituri NIKOLO.

U bafsh edhe 120 vjec. Vella i dashur e pac me jete djalin dhe mos harro 2 gjaja e vone e gzon te zone. Alisa eshte shume mire dhe shume e lumtur dhe djali ka lindur si pellumb dhe po na gezon te gjitheve... mbaresi Riku, Alisa dhe Marilu ju urojme familjarisht. Miq te dashur e mikesha te dashura, kete gezim te madh deshta ta ndaja me ju".

Edhe ne i urojmë jetë të gjatë e të lumtur pjesëtarit më të ri të familjes Ndoci, Nikolos.
(zhurnal.mk)

Komente 0